Arkiva e lajmeve
                   

DAÇIQ: PROJEKTE TË VLEFSHME TË KB NË SERBI

10. mars 2015.

 

Beograd – Zëvendës kryetarja e Kombeve të Bashkura dhe drejtoresha e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS), Grete Faremo, pas takimit me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë dhe ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiqin, ka shprehur faleminderimin në bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë e Republikës së Serbisë, si dhe përkrahjes donatoriale për realizimin e projekteve zhvillimore në vend.

„UNOPS-i gjithmonë do të jetë i fokusuar në realizimin e qëllimeve të caktuara. Ne jemi agjensia e specializuar në fushat e menaxhimit të projekteve, infrastrukturës dhe prokurimit. Ekspertët e tonë lokal zbatojnë standardet ndërkombëtare në Serbi. Kjo është treguar një kombinim mirë. Momentalisht punojmë në gjashtë projekte vlera e të cilëve është 45 milion euro. Vetëm përmes projekteve kemi arritur që t`i renovojmë 19 shkolla të dëmtuara gjat përmbytjeve të majit, si dhe i`u kemi mundësuar që 12 fëmijëve në kohë t`a fillojnë mësimin. Kemi renovuar më shumë se 300 shtëpi private“ka thënë Grete Faremo.

„Dëshiroj që në emër të Serbisë, t’i faleminderoj UNOPS-it dhe Kombeve të Bashkuara në ndihmën që keni dhënë, ndërsa veçanarisht në kohën e vështirë të riparimit të dëmëve nga përmbytjet. Sëshpejti presim nënshkrimin e marrëveshjes për statusin e UNOPS-it në Serbi, e cili do të definoj bashëkunimin tonë të afatgjatë”, ka thënë ministri Daçiq.

Përveç programit të Ndihmës së UE-së për Serbinë, në riparimin e dëmëve nga përmbytjet, UNOPS-i e implementon edhe programin e PROGRES-it Europian, i cili ka për qëllim zhvillimin  e 34 komunave të pazhvilluara në juglindje dhe jugperendim të vendit, si dhe projektet që inkurajojnë inkluzionin e bashkësive të prekura. Qeveria e Serbisë momentalisht bashkëpunon me Zyrën e KB për shërbime projektuese dhe në projektet e rregullimit të vendkalimeve administrative në Kosovë dhe Metohi, ndërtimin e ndërtesës së re të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, si dhe në realizimin e programit mbështetës për punësim të grupeve të margjinalizuara. 

Faremo ka shprehur vendosmërinë e UNOPS-it që t’a vazhdojë ofrimin e ndihmës për Qeverinë Serbe në realizimin e reformave përgjat integrimeve europiane, përmes ndihmës finansiare të UE-së, Qeverisë së Zvicrrës, Francës, Norvegjisë, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

„Unë gjithmonë me një përkushtim të veçantë do t’a shikoj dhe dëgjojë Serbinë. Si një norvegjeze, kam lidhje të veçanta me Serbinë, sepse babai im ka marrë pjesë në ndërtimin e Shtëpisë Norvegjeze në Milanovcin e Epërm, simbolit të miqësisë norvegjezo-serbe”, ka thënë Faremo.

Përgjat vizitës zyrtare të parë dyditore në Serbi, Faremo do të takohet me zyrtarët e lartë të Qeverisë, si dhe me donatorët e projekteve të cilat i implementon UNOPS-i në Serbi.

Burimi: Tanjug, RTV, B92, OK Radio dhe Trupi Koordinues