Arkiva e lajmeve
                   

ARSIQ: PROBLEMET EKONOMIKE MË TË MËDHA SE ATO TË SIGURISË

31. korrik 2014.

Bujanoc – Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, ka deklaruar se qeveria lokale në këtë komunë përpiqet që të ringjallë ekonominë dhe shtoi se “problemet ekonomike janë më të mëdha se ato të sigurisë”.

 “Sa i përket sigurisë, mundemi me qenë të kënaqur sespe ajo është në nivelin e duhur. Edhe shkalla e kriminalitetit është në rënie. Mirëpo, kur është në pytje ekonomia, aty janë problemet pak të komplikuara“, tha Arsiq.

Arsiq shtoi se qeverisja lokale tenton që të ringjallë ekonominë, pikë së pari fabrikën “Gumoplastika”.

 “Kemi partner të interesuar për këtë fabrikë. Njëra është firma italiane e cila është seriozisht e interesuar që 180 deri në 200 punëtor përsëri të fillojnë të punojnë”, tha Arsiq. 

Ai gjithashtu tha se në Bujanoc “sektori privat punon pak, ndërsa situata në tjera është jashtëzakonisht e keqe”.

Ai bashkëpunimin në kualicionin qeverisës, të cilin e përbëjn Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut, partisë serbe të bashkuar rreth Listës së Qytetarëve, në të cilën në krye është Arsiq (URS, SPS, NDS) dhe Partisë Përparimtare Serbe (PPS), e vlerëson si të “mirë” dhe nën “rrespektimin e principeve të arritura”.

“Po nëse edhe lajmrohet ndonjë problem, ne e zgjidhim me vrap”, thotë Arsiq.

Sipas fjalëve të tij, koalicioni i tanishëm ka kujdes rreth investimit të barabartë të parave nga buzheti komunal në mjediset shqiptare dhe serbe.

“Në vitin e kaluar kemi pasur rreth 56 milionë investime nga buxheti lokal në mjediset në të cilat jetojnë serbet”, tha Arsiq. 

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues