Arkiva e lajmeve
                   

MBRONË TË LASHTAT NË KUSHTE TË KËQIJA

31. korrik 2014.

Leskoc – Secili stacion kundër breshërit në rrethin e Jabllanicës ka nga tre deri në katër raketa, ndërsa pritet që në buxhetin republikan të sigurohen mjete të mjaftueshme për edhe disa, tha kryeshefi i Shtabit të Rrethit për Situata të Jashtëzakonshme në Leksoc Miodrag Marjanoviq.

Ai shtoi se problemet teknike, të cilët përfshijnë platformat  fillestare të dëmtuara, ndërtesat e rrënuara dhe radio stacionet e moçme, vështirësojnë punën e stacioneve kundër breshërit.

Personat që e përdorin sistemin raketor kundër breshërit në maj dhe në qershor kanë vepruar dhe harxhuar 129 raketa në hapësirat e rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës. Duke i’u faleminderuar kësaj retë e breshërit janë larguar dhe është ndaluar dëmet e mëdha në lashtat bujqësore. Në përgjithësi ato kanë qenë shi dhe llohë, ndërsa në një pjesë të rrethit të Pçinjës ka ra edhe breshër, mirëpo dëmet ishin të vogla. Në rrethin e Jabllanicës ka pasur shi dhe llohë, mirëpo është fjala për të rëna të vogla dhe pa pasoja nëpër lashtat bujqësore.

Momentalisht në stacionet e kundër breshërit janë në dispozicion 235 raketa. 

Probleme ka në zonën tokësore të sigurisë, sepse që nga viti 2000, është vërtetuar se në 10 kilometra prej vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë nuk guxon të përdoren mjetet raketore kundër breshërit, kështu që në kët territor numri i madh i stacioneve nuk janë aktiv. Kësisoj stacione janë në Leskoc, Leban, Medvegjë, Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Problem ka edhe personat që i përdorin ato. Ata lidhin kontratë me Institutin Hidrometerologjik dhe marrin një pagë mujore prej 4.000 dinarëve. Kjo shumë është shumë e ulët, duke marrë parasysh se ata duhen të jenë të gatshëm gjashtë muaj përgjatë vitit. Ky problem deri më tani është zgjidhur në bashkëpunim me qeverisjet lokale, kështu që ato kanë participuar në pagesën e këtyreve qitësve në vlerë prej më sëpaku 4.000 dinarë, kështu që ata gjithsej marrin 8.000 dinarë në muaj. Mirëpo, lë të kuptohet se në Leskoc se këto mjete do të jenë më të mëdha se 4.000 dinarë dhe se qitësit do të jenë të paguar mirë për punën e tyre. 

Vitin e kaluar në territorin e Vranjës janë dëmtuar 60-70 hektarë, ndërsa dëmi ka arritur në60 përqind në të gjitha lashtat.

Në territorin e Leskocit ka pasur dëme në Kupinovicë dhe Jashunjë, si dhe në Vinarcë.

Në këtë vit në territorine rrethit të Pçinjës nuk ka pasur dëme nga breshëri.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues