Arkiva e lajmeve
                   

SFIDAT DHE SUKSESI I KOMPANIVE PRIVATE NË KOMUNAT BUJANOC DHE PRESHEVË

31. korrik 2014.

Bujanoc, Preshevë – Ekspertët e ekonomisë thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion. Përveç kontribuntit në zhvillim ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në komunat Bujanoc dhe Preshevë janë të rëndësishme edhe në punësimin e njerëzve. Por sa janë të zhvilluara këto ndërmarrje, sa puntorë i kanë, me çfarë probleme ballafaqohen, ku po i plasojnë prodhimet e tyre dhe a kanë mbështetje nga komunat, respektivisht nga shteti?

Fabrika e mobiljeve „Omorika“, nga Bujanoci është njëra ndër ndërmarrjet që aktualisht punëson 16 puntorë, ndërsa më herët i ka pasur rreth 40 të punësuar.

Drejtori i ndërmarrjes, Hajrush Sefedini, thotë se në vitet e fundit nuk është i kënaqur me punën e kësaj ndërmarrje, sepse tregu i kërkesës është i vogël.

„Problemi është nuk ka para dhe shitje. Nuk është problemi në prodhim, por në plasman të mallit. Për atë çmimi i mallit ka rënë, ndërsa të materialit janë rritur”, thotë Sefedini, duke shtuar se “nëse vazhdon kështu nuk është mirë sepse harxhimet dhe sigurimi i punëtorve duhen të paguhen pa marrë parasysh shitjen”.

Kjo ndërmarrje prodhimet  e veta i shet sipas çmimit në tërë Serbinë, Kosovë e Metohi dhe Mal të Zi, mirëpo edhe në vendet europiane, siç janë Zvicrra dhe Gjermania.

Njëri ndër qytetarët e rrallë i cili është kthyer nga Zvicrra dhe ka investuar në vendin e vet është Naser Junuzi, nga Tërnoci i Madh. Ai thot se ka investuar një milion euro në objektin biznesor bizneso-banesor “Sëiss Center”, ndërsa së fundmi ka hapur edhe punëtorinë mekanike e autoelektrike “Auto Sëiss”, të cilën e udhëheq ai personalisht.

„Jam i kënaqur me jetën këtu dhe deri më tani gjithçka ka qenë në rregull. Sa i përket punës, në fillim kam pasur problem me punëtorët, mirëpo tani është mirë. Egziston interesim i madh e klientëve, sepse kam arritur që ta fitoj besimin e tyre, por ai duhet të shfrytëzohet”, thotë Junuzi.

Junuzi ka shtuar se ka problem me nxënësit, të cilët nuk janë të interesuar që të vijnë në punëtori dhe ta mësojnë zanatin. Ai klientëve të tij i ofron pjesë reserve nga Gjermania dhe Zvicrra, mirëpo edhe pjesë të cilat i porosity në Serbi, në varësi të asaj se sa klientët dëshirojnë dhe munden të harxhojnë për ato pjesë.

„Mendoj që këtu ka shumë mundësi për investime dhe ia vlen që të investohet. Ka disa fusha në të cilat mund të investohet, por gjithçka nvaret prej dëshirës dhe profesionit. Unë dhe familja ime jemi të kënaqur që jemi kthyer dhe nuk jemi penduar”, thotë Naser Junuzi.

Ai mendon që mungon komunikimi i mirë në mes shqiptarëve të cilët jetojnë këtu dhe atyrve të cilët jetojnë në vendet e Europës Perendimore.

„Egzistojnë barrierat të cilat duhet t’i heqim dhe të invesohet këtu, vetëm se është e nevojshme komunikimi real”, ka theksuar Junuzi.

Njëra ndër kompanitë private me numrin më të madh të punëtorve është kompania “Tobler Skele”; nga fshati Raincë, në komunën e Preshevë, e cila momentalisht ka 70 punëtorë. Kompania është themeluar në vitin 2006, ndërsa selia e saj është në qytetin e zvicerran Rejnek, por ka edhe përfaqësi në Beograd, Shkup, Prishtinë dhe Lublanë. Duke përfshirë puntorët të cilët punojnë edhe në përfaqësitë saj,  “Tobler Skele” ka mbi 100 punëtorë.

Drejtori i kësaj kompanie Argjent Bajrami thotë se kompania punon pa probleme të mëdha, mirëpo është e nevojshme ndihma e shetit për rritjen e kapacitetit të firmës.

“80 përqind e prodhimeve tona i shesim në Zvicërr, ndërsa prodhimin tjetër në vendet ku i kemi përfaqësit tona. Probleme serioze nuk kemi. Komuna nuk mund shumë të na ndihmojë, mirëpo mundet shteti, rrespektivisht Fondi Republikan për Zhvillim, në të cilin fond mendojmë që të konkurojmë për kredi, në mënyrë që kompania të mundet ta rris kapacitetin dhe të hap vende të reja të punës. Nuk mundemi që të prodhojmë aq sa ti mbulojmë kërkesat e mëdha në treg. Për atë do të konkurojmë për kredi, me të cilin do t’i rrisim kapacitetet prodhuese”, thotë Argjend Bajrami, drejtori i kompanisë “Tobler Skele”.

 „Tober“, prodhon skele për ndërtimtari dhe pjesë tjera përcjellëse të cilat montohen në skele, ndërsa sipas fjalëve të drejtorit Bajrami, kompania ka edhe të gjitha çertifikatat e nevojshme për kualitet dhe shitje të prodhimeve të saja në vendet e Europës Perendimore.

Fahir Sadiku, drejtor i kompanisë “Çeliku”, nga Presheva, thotë se kjo kompani është themeluar në vitin 1969, si punëtori artizanale, ndërsa pastaj është rritur në kompani për prodhimin e dritareve dhe dyerve prej aluminit dhe PVC materialit.

„Momentalisht i kemi 12 puntorë, ndërsa në sezonë numri i puntorëve rritem. Kemi probleme të shumta, nga fuqisë puntore deri tek administrate komunale, e cila gjithmonë na “anashkalon”, në tendere, edhe pse konkurojmë me çmimet më të vogla dhe prodhimin më të lartë kualitativ”, thotë Sadiku.

„Tobler Skele” dhe “Çeliku”, vitin 2008 kanë mjete fituar mjete të pakthyshme në shumë prej 20 mijë dollarëve nga Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Me këto mjete kanë porositur paisjet e reja për punë, kanë rritur kapacitetet dhe kanë përmirësuar kualitetin e prodhimit”.

Dy e kompanitë e cekura më lartë, si dhe kompania “Omorika”, nga Bujanoci, kanë marrë mjete të pakthyeshme prej tre milion dinarëve edhe nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Duhet të theksohet se Agjensioni për zhvillimin e kompanive të mesme dhe të vogla, i cili është themeluar në vitin 2004, ofron ndihmë dhe përkrahje për punën e kompanive të mesme dhe të vogla në Serbi.