Arkiva e lajmeve
                   

PARALELJA E FAKULTETIT TË SUBOTICËS FITON NDËRTES NË BUJANOC

25. korrik 2014.

Duke i’u faleminderuar donacionit të programit të EU Progresi prej 1,2 milion eurove, në Bujanoc prej shtatorit do të duhet të filloj ndërtimi i objektit i cili do t’i jipet në përdorim Fakultetit Ekonomik të Suboticës, ka deklaruar udhëheqësja në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal, Fazila Azemoviq.

Azemoviq ka theksuar se do të ndërtohet objekti prej 2.360 metra katrorë, me ndihmën e EU Progresit, me gjithsej 30 milion dinarë do të finansoj edhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe komuna e Bujanocit.

 “EU Progresi ka shkruar prokurim publik për të cilën thirrja publike zgjatë deri më 31 korrik, ku më pastaj presim që deri në fund të gushtit të lidhim marveshje me kontraktuesin, ndërsa gjatë muajit shtator të filloj ndërtimi i objektit”, deklaroi Azemoviq.

Ajo deklaroi se kjo ndërtes do të jepet në shfrytëzim pa kompenzim.

 “Në prill është nënshkruar marrëveshja me komunën e Bujanocit, Fakultetin Ekonomik ( të Suboticës), Trupit Koordinues, Ministrisë së Arsimit dhe OSBE-së rreth ndërtimit dhe mbatjes në shfrytëzim të objektit për arsimim të lartë, ndërsa komuna dhe Fakulteti Ekonomik kanë nënshkruar marrëveshje rreth dhënies së hapsirës për shfrytëzim pa kompenzim”, tha Azemoviq.

Azemoviq ka deklaruar se komuna e Bujanocit ka vërë kusht që Fakulteti Ekonomik i Suboticës pas zhvendosjes në ndërtesën e re çdo vit akademik të akreditoj nga një drejtim të ri, kshtu që Paralelja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, e cila është hapur në vitin 2011, ka vetëm drejtimin për “Marketing”. Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ku tani ka student prej vitit të parë deri në të tretin, zhvillon ligjerata në dy ndërtesa, në Shtëpinë e Kulturës dhe në hapësirën me qira në qendrën e Bujanocit, për të cilën ndërtesë qira paguajnë komuna dhe OSBE-ja. Ndërtesa e re për arsim të lartë, të cilën sipas marrëveshjes do t’a shfrytëzojë Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, do të ndërtohen në parcellën e zbrazët të komunës, e cila ndodhet përball Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues