Arkiva e lajmeve
                   

KALAJA E KËRSHEVICËS

28. korrik 2014.

Në Kërshenic të Bujanocit që 14 vite hulumtohet për vendbanimin më verior nga shekulli I 4 dhe 3 p.e.s , i cili ka patur sistemin komplet të ujit nga rezervuari nga guri i Kalasë së Kërshevicës. Në vazhdë janë punët në akropoli, të cilën e ka finansuar Ministria e Kultures së Republikës së Serbisë me një milion dinarë. Për punën në lokalitet janë angazhuar arkeologët dhe banorët.

 „Lokaliteti duket i jashtëzakonshëm sepse nuk ka paralele“, thotë dr. Petar Popoviq nga Instituti Arkeologjik i Beogradit.

Janë gjetur edhe enët, amforët dhe keramika luksose.

 “Lajmërohen edhe amforet dhe disa pjesë tjera , ndërsa kemi edhe një copë me vulë. Ajo është shumë e rëndësishme, sepse flet rreth tregëtisë të cilën njerëzit e kanë pasur nga bota greke”, shpjegon Vera Kërstiq nga Muzeu Kombëtar në Beograd. 

Përveç arkeologëve në këtë lokalitet janë angazhuar edhe banorët, e cila kjo është mundësi e tyre për të përfituar.

„Ata gropojnë ndërsa ne pastrojmë, thajmë dhe bartim që të lidhet keramika. Në ditë përfitojmë nga një mijë dinarë“, tha Toma Stankoviq nga Kërshevica.

Sipas mënyrës së ndërtimit të jetës dhe kulturës materiale, Kalaja e Kërshevicës i përshtatet vendbanimeve greke. Shtrihet në 5 hektarë, ndëesa për 14 vite është hulumtuar 5 përqind e lokalitetit.

Burimi: RTS Vranje dhe Trupi Koordinues