Arkiva e lajmeve
                   

TRIBUNA RRETH PUNËSIMIT NË INTERNET

25. korrik 2014.

OJQ “Rilound” nga Vranja do të mbaj tribunë të premten më 25 korrik në ora 17:00, në të cilën do të flasin njerëzit të cilët fitojnë përmes internetit dhe të cilët kanë përvojë në punësimet në internet dhe internet biznis. Tribuna do të mbahet në Galerinë e Univerzitetit Nacional.

Përndryshe “Rilound” ka projekt në kuadër të të cilit do të mbahen trajnimet për aftësimin e ndjekësve të cilët dëshirojnë të përfitojnë përmes internetit. Ata do të mësojnë që të hapin ueb-faqe, të bëjn dizajnin dhe përdorimin e ueb-faqeve për punësim përmes internetit.

Trajnimet do të zgjasin nga korriki deri në mars të vitit të ardhshëm, në Vranjë, ndërsa të gjithë ndjekësit janë të obliguar që të marrin pjesë në orët që gjithsej janë nga 30 orë për muaj, në një periudhë kohore prej 8 muajve.

Trajnimet janë të dedikuara vetëm për personat me aftësi të kufizuara. Në tribunë do të flaës Nella Dimitrijeviq, anëtare e Këshillit të Qytetit, Sllobodan Lubiq nga “Riload”, Ivan Reçeviq, Google trener, Huge Media, Vitomir Ognjanoviq, drejtor i Juzhne Vestit (Lajmet Jugore) dhe Aleskandar Tomiq, filolog i diplomuar.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues