Arkiva e lajmeve
                   

NË MËNGJES KOHË E KEQE NË MEDVEGJË, PËRMBYTJET VËRSHUAN RRUGËT LOKALE

31. korrik 2014.

Mot i ligë i shoqëruar me shi të fortë, i cili në mëngjes rreth orës gjashtë e goditi komunën e Medvegjës, ka dëmtuar rrugët dhe objektet e banimit në shumë fshatra, tha Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, Ujëra të rrëmbyshëm në tërësi kanë dëmtuar një pjesë të rrugës  pesë kilometra në drejtim të fshatit Kapit dhe Qokotancë, mëpastaj në drejtim fshatrave Marovac, Gjylekarë dhe Rujkovac.

“Më shumë se 100 shtëpi përshkak të dëmtimeve të mëdha të rrugëve janë ndarë nga pjesa tjetër komunës, ndërsa vërshimet në Qokotancë i ka marrë kafshët e vogla dhe ka shkatërruar pemët dhe arat me misër dhe perime. E rëndësishme është se nuk ka viktima në njerëz. Atë çka mundemi menjëherë do ta sanojmë, mirëpo është e nevojshme edhe ndihma e Qeverisë së Serbisë”, tha Drashkoviq.

Moti i ligë i cili e kaploi Medvegjën ka zgjatur rreth dy orë dhe në këtë territor kanë rënë rreth 50 litra shi në një metër katror.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues