Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
26. maj 2014.

DITA E KOMUNËS SË MEDVEGJËS I’U ËSHTË DEDIKUAR TË RREZIKUARËVE NGA PËRMBYTJET

Medvegja – Nga buxheti i komunës së Medvegjës do të ndahen 200 mijë dinarë për ndihmë për të rrezikuarit, ndërsa të punësuarëve në këtë komunë do t’i hiqen nga pesë përqind e pagës mujore, tha kryetarja e Kuvendit të kësaj komune, Natasha Filliq.

26. maj 2014.

PROJEKTI I PËRKRAHJES PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË JUG SERBISË

Projektin në periudhën e ardhshme do t’a zbatoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Serbi, dhe Qeverisë e Republikës së Serbisë, përmes Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal dhe agjensioneve të akredituara rajonale për zhvillim (Zllatibor, Kralevë, Novi Pazar dhe Leskoc).

26. maj 2014.

NXËNËSIT DHE ARSIMTARI NGA BILAÇI KANË OFRUAR NDIHMË BANORËVE TË PREKUR NGA PËRMBYTJET

Selim Zeqiri, arsimtari i edukatës fetare dhe nxënësit e shkollës fillore të Bilaçit, ndjekësit e Shkollës së gjuhës serbe nga fshati i lartë përmendur, kanë shprehur ngushllime me rastin viktimave nga përmbytjet të cilat kanë ndodhur në vendin tonë. Ata me këtë rast kanë dërguar fjalë mbështetjeje për banorët e prekur nga përmbytjet.

23. maj 2014.

SHOQATA E GAZETARËVE E SËRBISË I NDIHMON BANORËVE DHE KOLEGËVE NË VENDET E VËRSHUARA

Shoqata e pavarur e gazetarve Vojvodina (NDNV) i ka ftuar sot kolegët për solidaritet në media, gazetarët dhe puntorët e mediave që jetojnë dhe punojne në vendet e vërshuara të cilët mbas derdhjes së lumenjëve në të gjithë Sërbinë që janë mbytur ose kanë humbur patundëshmërin. NDNV në lajmrim ka cekur se është kyçur Këshillit drejtues Fondi i Pavarur i shoqatës gazetareske së Sërbisë (NUNS), qëllimi që me mjetet finasiare të i ndihmojnë gazetarëve dhe familjeve të tyre të cilët për shkak vërshimeve kanë pasur dëme materijale. Shoqata i ka thirur antarët e vetë që të i bashkangjiten aksionit dhe kanë shtuar që edhe vetë shoqata do ti i ndihmojë finasiarisht këtë aksion dhe solidaritet.

23. maj 2014.

NDIHMA TË REJA “BIVODA”

“Bivoda” e Bujanocit e ka drejtuar shleperin e tretë me ndihmë ujë në amballazh, popullit në hapsirat e vërshuara në Sërbi.

Dejan Gjelliq, drejtor i “Bivodës”, thotë që e gjithë sasia e ujit të ambalazhuar që fabrika deri më tash ka dhuruar është 65.500 litra në ambalazh prej dy dhe gjashtë litra. 

23. maj 2014.

NSZ (SHEP) FTON PUNËDHËNËSIT PËR REHABILITIMIN E ZONAVE TË VËRSHUARA

Beograd- Shërbimi i Entit për punsim ka dërguar thirrje të gjithë punëdhënësve në Sërbi, të cilët kanë mundësi dhe nevojë për puntorë për angazhimin në rehabilitimin dhe ringjallërimin e zonave të përmbytura nga vërshimet. Punëdhënësit janë informuar që ti drejtohen shërbimit për të siguruar kuadrët e nevojshëm e të gjitha profileve dhe profesioneve.Punëdhënësit janë të detyruar që të drejtohen ekspoziturave ku dërgohet kërkesa për seleksionimin e kuadrove të nevojshëm. 

23. maj 2014.

Lista e kandidatëve të cilët i kanë mbushur kushtet formale në konkursin e Shërbimit të Trupit për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në Univerzitetin e Novi Sadit

Lista e kandidatëve të cilët i kanë mbushur kushtet formale në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në Univerzitetin e Novi Sadit 2014/2015

22. maj 2014.

NDIHMË NGA BUJANOCI PO VAZHDON TË DËRGOHET

Nga Bujanoci për në Paraqin janë nisur pesë kamionë.

 “Me bashkësin kishtare në Bujanoc do të mledhim mallin ku është nëpër fshatra dhe në kisha  dhe do ta sjellim në Kryqin e Kuq për ta bërë renditjen dhe përgaditjen” thotë Branislav Lazareviq nga Kryqi i Kuq në Bujanoc.

 

21. maj 2014.

PO MBLIDHEN NDIHMA NË 138 SHKOLLA

Leskoc/Vranjë – Të gjithë drejtorët e 138 shkollave fillore dhe të mesme në rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës kanë marrë vendim për mbledhjen e ndihmës finasiare për shkollat që janë vërshuar nga ujërat.

21. maj 2014.

HARTA POTENCIALE PËR RRËSHQITJEN E TOKËS

Rrëshqitjet në jug të Sërbis nuk është në rrezik.

Gjeologët Millosh Marjanoviq dhe Urosh Gjuriq kanë postuar hartën për rastë rrëshqitëje të tokës e cila pasë rreshjeve të shumta mundë të lajmrohet rreshqitja e tokës në Sërbin jugore.

«Претходна страна   Следећа страна»