Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I PËRKRAHJES PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË JUG SERBISË

26. maj 2014.

Projektin në periudhën e ardhshme do t’a zbatoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Serbi, dhe Qeverisë e Republikës së Serbisë, përmes Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal dhe agjensioneve të akredituara rajonale për zhvillim (Zllatibor, Kralevë, Novi Pazar dhe Leskoc).

Për qëllim të përmirësimit të sekorit privat dhe ndërmarrieve dhe ndërmarrësve të mesëm dhe rritjes së shitjes, përmisimit të eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës në sektorin e agrobiznesitindustrisë së lehtë të tekstilit, projekti do të zbatohet në 12 komuna të Serbisë Jugore dhe Juglindore, i cili përveç të tjerash, përfshin edhe Vranjën, Leskocin, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Projekti përmes përkrahjes së ndihmës finansiare dhe jo finansiare do të përkrah zhvillimin:

Subjektet e egzistuese ekonomike (gjithsej 120 subjekte të selektuara MSPP, do të fitojnë ndihmë në aspektin: trajnues, këshillues, mentorimit; ndihmë ndërmarrjeve eksportuese përmes edukimit dhe qasjeve në panairet ndërkombëtare; si dhe përmes ofrimit të formave të ndryshme të asistencës teknike (rregullimin e biznesit në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të biznesit; dizajn i ri i prodhimit dhe amballazhit; zhvillimin dhe zbatimin e softverit të specializuar etj).

Shoqatat dhe grupet (më sëpaku 4 shoqata/grupe do të mbështeten përmes edukimit, ndihmës teknike, ndihmës së pakthyeshme finansiare dhe qasjeve në panairet ndërkombëtare)

Sipërmarrjes rinore dhe sipërmarrjes sw grave Nëpërmjet mbështetjes së plotë për fillim të punës, në aspektin: e trajnimit për të shkruar biznis plane, garave dhe ndihmave të pakthyeshme finansiare të ideve më të mira biznesore, trajnime shtesë, këshilla dhe mentorime për subjektet e reja ekonomike.

Projekti do të rrisë dhe forcojë lidhjet në mes MSPP në fushat e caktuara dhe organizatat të cilat ofrojnë mbështetje biznesore në nivel nacional dhe rajonal, përmes komunikimit të përhershëm në mes të subjekteve të përzgjedhura ekonomike dhe AKZR (dhe bashkëpunimit të saj me agjensionet e akredituara rajonale nga rajonet e caktuara, Agjensionin për Investime të Huaja dhe promovimit të eksportit si dhe trupave tjerë nacionale nga rëndësia për zhvillim të sektorit MSPP).

PËR INFORMACIONE SHTESË RRETH MBËSHTETJES E CILA NË PËRIUDHËN E ARDHSHME DO TË JETË NË GADISHMËRI, LAJMËROHUNI NË AGJENSIONIN E AKREDITUAR RAJONAL NGA TERRITORI JUAJ (ARRA Leskoc – Qendra për Zhvillimin e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës; Adresa: Pana Gjukiqa 42, Leskoc; tеl: 016/315-0115; info@centarzarazvoj.org )      OSE AGJENSIONIT NACIONAL PËR ZHVILLIM RAJONAL në këtë adresë: Trg Nikolle Pashiqa 5/VI, 11000 Beograd; Tel: 011 2060 851; 011 2060 816 

Burimi: АRRА Leskoc dhe Trupi Koordinues