Arkiva e lajmeve
                   

NXËNËSIT DHE ARSIMTARI NGA BILAÇI KANË OFRUAR NDIHMË BANORËVE TË PREKUR NGA PËRMBYTJET

26. maj 2014.

Selim Zeqiri, arsimtari i edukatës fetare dhe nxënësit e shkollës fillore të Bilaçit, ndjekësit e Shkollës së gjuhës serbe nga fshati i lartë përmendur, kanë shprehur ngushllime me rastin viktimave nga përmbytjet të cilat kanë ndodhur në vendin tonë. Ata me këtë rast kanë dërguar fjalë mbështetjeje për banorët e prekur nga përmbytjet.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka faleminderuar për brengën e shprehur dhe mbështetjen, duke shtuar se komuniteti shqiptar, duke u përfshirë në aksionin humatinar për ndihmë popullatës që pësoi gjatë këtyre përmbytjeve, tregoi dhembshuri në këtë situatë të rëndë për tërë vendin. Stankoviqi nxënësve dhe arsimtarit të shkollës në fshatin Bilaç i dëshiroi sukses në punën dhe mësimin e mëtutjeshëm.

Burimi: Trupi Koordinues