Arkiva e lajmeve
                   

KA LINDUR FËMIJA I PARË NË MATERNITETIN E PRESHEVËS

28. korrik 2015.

Preshevë – Të hënën në maternitetin e Preshevës ka lindur fëmija i parë. A.B nga Presheva ka lindur djalin me peshë 4 kilogram, ndërsa sipas fjalëve të mjekes Xhejlane Ferati, lindja është zhvilluar normalisht.

Personeli, motrat medicinale dhe mjekët në maternitetin e Preshevës, kanë ftuar të gjitha gratë shtatzane në Preshevë që të vijnë në kontrollime dhe të lindin në qytetin e tyre.

„Kjo lindje është inkurajim edhe për të gjitha nënat tjera dhe i ftojmë që të vijnë dhe të lindin në Preshevë“, ka thënë mjekja Xhejlane Ferati.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues me rastin e lindjes së fëmijës ka shprehur urimet prindërve dhe personelit të maternitetit.

„Pas 26 viteve në Preshevë ka lindur fëmija i parë në maternitetin e pajisur në mënyrë më moderne. Ky është sukses i të gjithëve, sepse kemi siguruar kushte që gratë nga Presheva dhe rrethina të lindin në hapësirat të cilat sipas rregullave të këtij profesioni i plotëson të gjitha standardet“, ka thënë Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues posaçërisht ka porositur personelin që pret nga ata që të rrespektojnë kërkesat e larta të cilat do të përballen dhe t`i justifikojnë këto nevoja. Materniteti në Preshevë ka dy salla për lindje, inkubatorin, fototerapinë, dhomën për motra, katër dhoma për rehabilitim, kuzhinën dhe hapësirat tjera të nevojshme.

Nga sot gratë shtatzana nga Presheva nuk kanë nevoj të shkojnë nëpër qytetet dhe spitalet tjera. Materniteti në Preshevë është i hapur për nënat 24 orë.

Burimi: Trupi Koordinues