Arkiva e lajmeve
                   

„DITËT E VRAJËS“ PREJ DATËS 24 DERI 30 GUSHT

28. korrik 2015.

Vrajë – Manifestimi më i vizituar dhe më masiv kulturo-artistik në Rrethin e Pçinjës „Ditët e Vrajës“, këtë vit do të mbahet prej 24 deri më 30 gusht. Organizatorët momentalisht negociojnë me disa emra të bujshëm të estradës.

„Është e vertetë që jemi duke negociuar, mirëpo nuk do të dëshiroja që asgjë të lajmëroj, deri sa gjithçka të kryhet. E di që qytetarët e Vrajës me dëshirë presin se kush në Vrajë do të mbaj koncert falas, mirëpo emrat do t’i cekim për pak ditë“, thotë këshilltari Nebojsha Zupançiq.

Megjithatë, egzistojnë sende që janë të sqaruara dhe se në kuadër të manifestimit do të mbahet memorial me borizanët për nder të Baki Bakiqit dhe Folkorit Ndërkombëtar. Në tribunën qendrore do të mbahet edhe mbrëmja tradicionale e muzikës së Vrajës, në të cilën në mes të tjerasth do të shfaqet Çeda Markoviq nga Vasilisa. Në kuadër të të programit përcjellës edhe këtë vit do të mbahen ekspozitat e shumta, panairet e ushqimit, prodhimeve etno dhe të librave, mbrëmjes letrare dhe performancat tjera. Organizatorët thonë se për disa ditë do të definohet programi i kompletuar dhe për këtë do të njoftohet publiku.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues