Arkiva e lajmeve
                   

INSPEKCIONET NGA SOT KANË AUTORIZIME TË TJERA

30. korrik 2015.

Beograd – Inspekcionet nga sot kanë autorizime të reja dhe më të mëdha. Ata të cilët kanë biznes ilegal rrezikojnë që prej sotit të paguajnë dënimet në shumë prej dy milion eurove. Autorizimet e reja inspektorët i kanë marrë në bazë të Ligjit për Kontrollimin e Inspektimit, i cili është miratuar në fund të prillit, ndërsa i cili në plotëshmëri do të zbatohet prej vitit të ardhshëm.

Megjithatë, pjesë e kësaj rregullore me të cilën rregullohet qasja e inspekcioneve ndaj punës në të zezë apo siç e quajn në Qeveri “subjektet pa regjistruara”, fillon që nga sot.

Secili inspekcion mund të niset në kontroll pa asnjë njoftim të mëparshëm dhe pa lëshim të urdhërit. Me këtë po nëse zbulohet se qytetari punon ndonjë punë pa paraqitje, inspektori menjëherë sjell vendim i cili është egzekutiv, rrespektivisht ankesa nuk e shtyn egzekutimin. Konfiskohet malli, dokumentacionin dhe gjithçka që ka të bëj me veprimtarinë jo-ligjore. Urdhërohet se i akuzuari që punën në të zezë ta lajmëroj, mirëpo edhe të përcillet se a është kryer kjo në afatin e kërkuar, thonë në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues