Arkiva e lajmeve
                   

NA NEVOJITET NDIHMA PËR EMIGRANTËT

27. korrik 2015.

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Alleksandar Vulin, dje në Preshevë ka deklaruar se shteti çdo ditë ndan rreth 15.000 euro për pranimin e emigrantëve dhe se kjo shifër vetëm se shkon në rritje dhe kështu Serbisë iu është e nevojshme ndihma nga bashkësia ndërkombëtare.

Vulini gjatë vizitës së Qendrës Kolektive për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë, ka theksuar se para dy ditëve ka pasur takim me delegacionin e lartë të UNHCR-së nga Gjeneva, delegacion i cili ka „qenë i impresionuar me përgjigjen e shtetit të Serbisë, sepse asnjë shtet lidhje me emigrantët nuk është sjellur kështu në mënyrë organizative, humane dhe efikase si shteti i Serbisë“.

 „Ky është qëndrimi zyrtar i UNHCR-së dhe Kombeve të Bashkuara, dhe kto konsiderojnë se Serbia vetëm se mund të përgëzohet. Sigurisht se na duhet edhe ndihma. Mirëpo as ndihma UNHCR-së nuk është e mjaftueshme, vendet e rajonit e posaçërisht UE-ja, duhen ta definojnë politikën se çka të bëhet me këta njerëz“; ka theksuar Vulin.

Burimi: Privredni pregled (Kontrollimi Ekonomik), B92, Mondo, Alo, Studio B dhe Trupi Koordinues