Arkiva e lajmeve
                   

JANË SHPALLUR ZGJEDHJET NË MEDVEGJË

30. korrik 2015.

Beograd – Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës, për 13 shtator 2015. Vendimi mbi shpalljen e zgjedhjeve në Medvegjë hyn në fuqi ditën e ardhshme nga dita dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare”, ku edhe fillojnë të ecin afatet për zhvillimin e veprimeve zgjedhore.

Zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Medvegjës, do t’i realizoj organi kompetent për realizimin e zgjedhjeve në bazë të rregullave të Ligjit për Zgjedhje Lokale.

Gojkoviq vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale në këtë komunë e ka sjellur në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale dhe Ligjit për Vetqeverisje Lokale, ka njoftuar Kuvendi i Serbisë.

Burimi: RTS, Danas, Beta, Blic, Akter dhe Trupi Koordinues