Arkiva e lajmeve
                   

PUNSIMI I GRAVE TË REJA NË IT SEKTOR

31. korrik 2015.

Paragjykimi për gratë e reja që nuk mund të punësohen në botën e teknikës së informatikës ka qenë i mbjellur në mentalitetin tonë, mirëpo ai humbet duke iu faleminderuar programit të ri të YouthBuild-it „Punësimi i grave të reja në IT sektor“. Duke iu faleminderuar punës, dëshirës dhe dijes, pjesëmarrëset e këtij programi kanë arritur që të kalojnë shumë pengesa dhe paragjykime të përfshirjes së grave të reja në fushën e teknologjisë së informatikës. Trajnimi i cili i zili është intenziv me kohëzgjatje prej tetë orëve, ka filluar javën e kaluar, ndërsa mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. Edhe pranë temperaturave të mëdha dhe trajnimit intenziv, entuziazmi i këtyre grave të reja dhe dëshira që të mësojnë nuk i ndaloi ato nga ky aktivitet.

Gjatë 7-10 ditëve të para, përmes ndihmës të ligjëruesve profesional nga „Shkolla e Krojaçëve“, pjesëmarrsit e trajnimit kanë përsosur: Adobe Fireëorks – program i cili i mundëson ueb dizajnerëve krijim të shpejt të prototipeve të ueb faqeve dhe interfejs aplikacioneve; HTML program gjuhësor i cili përmban komandën për krijimin e një hypertekst dokumentit, i cili mund të përmban të dhëna në formate të ndryshme: tekst, fotografi, muzikë dhe video inçizimeve dhe
Cascading Style Sheets apo shkurt CSS fajll still, i cili jep formë, dimension dhe ngjyra kodit të HTML. Javën e ardhshme pjesëmarrëset e programit do të ndjekin ligjerata mbi JavaScript i WordPress-in, ndërsa menjëherë pas saj do të filloj pjesa praktike e trajnimit.

Në fazën e dytë të programit (shtator-tetor 2015), pjesëmarrëset e projektit do të mësojnë se si të bëhen të pavarura dhe proaktive, ndërsa do të arrijnë edhe dituri të reja nga fusha e zhvillimit lokal, aktivizmit, vendosjen e partneriteteve lokale, pjesëmarrjes të të rinjëve në projekte, si dhe mbi lidhshmëritë e këtyre temave me përforcimin e të rinjëve përmes avansimit të aftësive dhe diturive të tyre, posaçërisht në punësim ose fillim të biznesit.

“Pjesëmarrja e grave të reja dhe kontributi i tyre në fushën e teknologjisë së infromatikës nënkupton që ato duhet të jenë në vazhdë me ndryshimet e vazhdueshme teknologjike, që të përballen me sfidat e reja, si dhe të investojnë përpjekje dhe durim të madh në mënyrë që të arrijnë qëllimet e caktuara“, ka deklaruar Bejhane Bajrami nga Bujanoci, pjesëmarrëse e këtij programi.

Marko Gjorgjeviq, ligjërues i „Shkollës e Krojaçëve“, ka theksuar se kjo iniciativ ka për qëllim që t’i inkurajoj dhe motivoj gratë që të zgjedhin fushën e IT-isë, si dhe mundësi për profesion të ardhshëm, që të unifikohen dhe formojnë bashkësinë e grave të cilët janë të përfshira profesionalisht në fushën e IT-isë si dhe t’i motivojnë gratë e tjera të cilat ende nuk kanë vendosur ose nuk kanë menduar se kjo fushë është e përshtatshme për to.

Në fund të Programit, pjesëmarrëset do të marrin çertifikatat, të cilat do të jenë dëshmi që me sukses kanë mbaruar trajnimin dhe të cilat mund t’i përdorin me rastin e kërkimit të punës

Projekti „Punësimi i femrave të reja në IT sektor“, e realizon Organizata e Qytetarëve për Demokraci dhe Arsimim Qytetar „Iniciativa Qytetarëve“, ndërsa e finanson Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë

Për më shumë informacione mbi YouthBuild-in dhe Iniciativave Qytetare  mund t’i merrni në adresat e ardhshme:

www.youthbuildsrbija.org :: facebook.com/YouthBuildSrbija :: www.gradjanske.org :: facebook.com/GradjanskeInicijative