Arkiva e lajmeve
                   

PËR NJË VIT PËRKRAHJE PËR ZHVILLIMIN E KOMUNAVE PËRMES MË SHUMË SE 80 PROJEKTEVE

30. korrik 2015.

Gaxhin Han – Këshilli Drejtur i PROGRES-it Europian në takimin e parë vjetor ka miratuar planin për realizimin e punëve përfundimtare në bllokun e ri të spitalit të Vrajës dhe ndërtimin dhe pajisimin e ndërtesës së Qendrës së Emergjente në Novi Pazar. Këto dy projekte do të kontribuojnë në përmirësimin e kualiteteve të shërbimeve mjekësore për gjysmë milion banorët të Rrethit të Pçinjës dhe Rrethit të Kosovës e Moravës.

Gjatë prezantimit të përparimeve të cilat Programi i ka realizuar gjatë vitit të parë është theksuar se Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë siguruar afër 2,8 milion euro për mbështetjen e 82 projekteve në fushat e infrastrukturës, konkurencës së komunave dhe menaxhimit të mirë. Nga qershori i vitit 2014 janë realizuar gjashtë ftesa publike, ndërsa kanë filluar edhe tre të tjerë, duke përfshirë edhe ftesën për paraqitjen e propozim projekteve të infrastrukturës lokale të cilat i ka shpallur Sektori për Kontraktim dhe Finansimin i Programeve nga mjetet e Unionit Europian, pranë Ministrisë së Finansave të Qeverisë së Republikës së Serbisë (CFCU).

Branko Budimir, udhëheqës i Këshillit Drejtues dhe ndihmës i drejtoreshës së Zyrës për Integrime Europiane, ka lavdëruar përparimin i cili është bërë gjatë vitit të parë të programit, mirëpo ka theksuar nevojën që vetqeverisjet lokale të përpiqen në mënyrë që projektet të realizojnë efektin e pritur dhe të jenë të qendrueshëm. Budimir gjithashtu ka shprehur pritshmëritë që komunat të përgadisin numrin e nevojshëm të projekteve kualitative, në mënyrë që t`i shfrytëzojnë mjetet të cilat do t`iu jenë në gadishmëri me ndërmjetësimin e PROGRES-it Europian.

Si një ndër rezultatet kyçe është cekur edhe ndërtimi i Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, në të cilin mësimi zhvillohet në dy gjuhë, paralele e cila pritet të hapet në tetor të vitit 2015 në Bujanoc. Përveç ndërtimit të objektit, Programi do të promovoj edhe bashkëpunimin multietnik dhe do të siguroj asistentët për arsimtarët e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat në Preshevë dhe Bujanoc.

PROGRES-i Europian ofron edhe ndihmën teknike për komunat në përpilimin e programeve buxhetore dhe planeve të investimeve kapitale, zhvillimin e mekanizmave për barazi gjinore dhe inkluzionin e grupeve të rrezikuara. Në kuadër të Programit është organizuar edhe trajnimi mbi modalitetin e kontratës së Federatës Ndërkombëtare të Inxhinjerëve Konsulltant (FIDIC), për qëllim të ngritjes së kapaciteve të komuanave për menaxhim të pavarur në projektet infrastrukturore.

Duke i përmbledh konkluzionet e diskutimit, i cili është mbajtur gjatë takimit, Gram Tyndall, udhëheqës i PROGRES-it Europian, ka thënë se egziston pajtushmëri që Programi duhet të intenzivoj ndihmën për kompanitë e mesme dhe të vogla, romëve dhe të rinjëve. Programi do të tentoj që të përgjigjet edhe në disa propozime nga fusha e infrastrukturës, siç është puna në mbrojtjen nga vërshimet të cilat ndodhin rregullisht në komunat e jugut dhe jugperendimit të Serbisë.

„Kemi vendosur bazën e mirë për realizimin e suksseshëm, është miratuar numër i madh i projekteve, ndërsa zhvillimi i projekteve të reja vetëm se është në vazhdë”, ka thënë Tyndall, duke i cekur se në vitin e dytë pret pjesëmarrje më të madhe dhe përgjegjësi nga komunat.

„Është parë se në ndryshimet e shpeshta politike lokale, si dhe në mungesën e projekteve ekonomike, kanë qenë barriera të mëdha në vitin e shkuar dhe kështu këto mund të zvogëlojn efektet e Programit për një afat të gjatë”.

Gjatë takimit të gjashtë, Këshilli Drejtues ka miratuar kriteret për ftesat publike për vendosjen e standardeve të kualitetit në kompanitë e mesme dhe të vogla dhe për projektet për mbrojtjen e prodhimeve të origjinës gjeografike. Të dy iniciativat, në një shumë të përgjithsme prej 177.000 eurove, për qëllim kanë përmirësimin e konkurencës së komunave në përfshira në këtë Program. Mbështetja me sjelljen e standardeve ndërkombëtare të kualititet do të punojë në zhvillimin e potencialeve për rritjen dhe kualitetin e mirë të prodhimeve dhe shërbimeve përmes sjelljes së standardeve në më së paku 30 kompanitë e mesme dhe të vogla, apo kooperativave bujqësore. Projektet e mbështetjes së prodhimeve të origjinave gjeografike do të kontribuojnë në atë që më sëpaku tri prodhime të reja bujqësore të paraqiten për mbrojtjen e origjinës gjeografike apo të gjeoetiketave.

Takimin e udhëhoqi Zyra për Integrime Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, ndërsa në te kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrive të Republikës së Serbisë, komunat të cilat marrin pjesë në realizimin e PROGRES-it Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve zhvillimore, shoqërive civile dhe donator – përfaqësuesit e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës.

Aktivitetet e PROGRES-it Europian, program i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës, do ta përkrahet me gjithsej 24,46 milion euro. Projektet e miratuara do të ken për qëllim që të forcojnë administratën lokale, krijojnë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e zbatimit të inkluzioneve sociale dhe politikës së punësimit.

Burimi: PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues