Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
4. dhjetor 2014.

„NËSE ËSHTË DIMRI, NUK ËSHTË LUANI“

Për herë të parë këtë vit, pas tenderit, mirëmbatja e rrugëve në territorin e Vranjës i’u është besuar kompanisë nga Presheva „Saba Bellça”. Sipas fjalëve të Driton Etemit, drejtorit të kësaj firme, ata nuk do t’i befasoj bora.

3. dhjetor 2014.

FILLON NDËRTIMI I NDËRTESËS SË PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK

Projekti i ndërtimit e objektit të paraleles së Fakultetit Ekonomik është një projekt partneriteti i Qeverisë së Serbisë, komunës së Bujanocit, Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës dhe do të ofrojë mundësinë e bashkëpunimit të studentëve të tanishëm dhe të ardhshëm që të arrijnë arsimim në objektit e pajisur në mënyrë bashkëhore dhe kualitative.

1. dhjetor 2014.

FTESË PËR MEDIA - 02.12.2014

Ju ftojmë që të marten më 02 dhjetor, në ora 15 e 15 minuta, të merrni pjesë në vizitën e lokacionit përballë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në të cilën deri në fund të vitit do të fillojnë punët në ndërtimin e ndërtesës së Paralelës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës. 
1. dhjetor 2014.

BUJANOC: ËSHTË NDALUAR RRJETI I TRAFIKIMIT TË NJERËZVE, GJASHTË JANË ARRESTUAR DHE JANË ZBULUAR 90 EMIGRANT ILEGAL

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) në mbrëmjen e së shtunës në Vranjë si dhe në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit kanë ndaluar rrjetin e kontrabandimit të emigrantëve të ilegal, shtetas të vendeve afro-aziatike, ka njoftuar MPB. Gjat aksionit janë lënduar dy policë.

1. dhjetor 2014.

PAGESË MË E MIRË E RRYMES NË RRETHIN E PÇINJËS

Është rritur pagesa, janë zvogëluar humbjet dhe është ndaluar vjedhja e rrymës – këso lajme nuk kemi dëgjuar deri më tani nga „Elektrodistribucioni“, në Vranjë. Vetëm në fshatrat e Bujanocit dhe Preshevës, deri para disa muajve është zhdukur rreth dy të treta e rrymës së tranferuar. Situata tash ëshë shumë më e mirë, thonë personat kompetent.

1. dhjetor 2014.

RANG LISTA PËRFUNDIMTARE E NDËRMARRËSVE TË CILËT KANË FITUAR SUBVENSIONE NË VITIN 2014

Rang lista përfundimtare e ndërmarrësve të cilët kanë fituar subvensione në vitin 2014

28. nëntor 2014.

MJEKËT USHTARAK NË FSHATRAT E RRETHIT TË PÇINJËS

Bujanoc – Mjekët e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësore, tradicionalisht për herën e njëzet me radhë kanë vizituar fshatrat  në rrethin e Pçinjës, kanë biseduar me banorët e tyre dhe i`u kanë ofruar ndihmën kryesore medicinale, ka njoftuar Ministria e Mbrojtes. Dje mjekët ushtarak në aksionin „Mjeku ushtarak në fshat“, kanë ofruar ndihmën mjeksore banorëve të fshatrave Muhoc dhe Çarr, kur banorëve të këtyre fshatrave i’u kanë dhënë barnat e nevojshëm dhe i’u kanë dhënë kshilla për mjekim të mëtejshëm.

Mjekët ushtarak janë mysafir të mirëpritur në këto fshatra të këtij rrethi, çka është fakt i besimit të popullit ndaj Ushtrisë së Serbisë. Fshati Muhoc dhe Çarr ndodhen larg ambulancës, ndërsa banorët të cilët janë kryesisht të moshuar, me kënaqësi i presin mjekët ushtarak të cilëve nuk është hera e parë që i vizitojnë këto hapësira.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

28. nëntor 2014.

NUNS GJYKON FYRJET NDAJ REDAKTORIT

Beograd – NUNS ka gjykuar sjelljet fyese të ish kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqirit ndaj redaktorit Hasan Hasanit të RTV Presheva.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve ka ftuar Këshillin Nacional të Shqiptarëve që publikisht të distancohet nga fyerjet të cilat Beqiri i ka thënë Hasanit dhe me atë të tregoj se gjithë gazetarëve i’u garanton lirinë dhe kushte të barabarta të punës.

28. nëntor 2014.

NË BAZËN “JUG”, STËRVITJA E USHTARËVE NGA GJASHTË SHTETE

Vranjë – Në bazën “Jug”, në Bujanoc, sot do të mbahet stërvitja ushtarake në të cilën do të marrin pjesë pjesëtarët e gjashtë shteteve të armatosura, është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Stërvitja me emrin “Ujku Platin 15”, ka filluar më 17 nëntor, ndërsa sot duhet të jet kryer me prezantimim në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.

28. nëntor 2014.

„BIVODA“ NË PANAIRI NE USHQIMIT DHE PIJEVE

Bujanoc – „Bivoda“ nga Bujanoci, është pjesëmarrëse e Panairit 41 të ushqimit dhe pijeve i cili është hapur në Beograd.

„Bivoda“ do të prezantimin e saj të prodhimeve në Panairin e Beogradit do t’a ketë të premten dhe atë stendat e Odës Ekonomike Rajonale të Leskocit. Me këtë rast do të prezantohet edhe prodhimi i ri „BiMango“.

«Претходна страна   Следећа страна»