Arkiva e lajmeve
                   

FILLON NDËRTIMI I NDËRTESËS SË PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK

3. dhjetor 2014.

Projekti i ndërtimit e objektit të paraleles së Fakultetit Ekonomik është një projekt partneriteti i Qeverisë së Serbisë, komunës së Bujanocit, Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës dhe do të ofrojë mundësinë e bashkëpunimit të studentëve të tanishëm dhe të ardhshëm që të arrijnë arsimim në objektit e pajisur në mënyrë bashkëhore dhe kualitative. Unioni Europian do të sigurojë mjete përmes programit të PROGRES-it Europian në vlerë prej 800.000 eurove, për ndërtimin e objektit, ndërsa planifikohet që komuna e Bujanocit dhe Qeveria e Serbisë përmes Trupit Koordinues t`a përkrah projektin me rreth 280.000 euro. Punët do të fillojnë deri në fund të vitit, ndërsa përfundimi i tyre deri në fund të tetorit të vitit të ardhshëm ,  nvarësisht se si lejon moti,

Shefi i Delegacionit të UE-së në Republikën e Serbisë, Majkëll Devenport, ka vizituar lokacionit dhe kanë lajmëruar fillimin e ndërtimit të objktit të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc,  në shoqëri të kryetarit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, kryetarit e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dekanit e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak dhe ambasadorit e Peter Burkhard, shefin e misionit të OSBE-së në Serbi.

„Sëbashku kemi krijuar një përparim të madh dhe me kënaqësi mund të pohoj se Unioni Europian, sëbashku me Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe komunën, do të finansojnë ndërtimin e objektit, mirëpo do të vazhdojnë që në mënyrë direkte dhe indirekte të jenë të angazhuar në këtë project“, tha ambasadori Devenport me rastin e vizitës së lokacionit për ndërtimin e objektit.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka rikujtuar se fillimi i punëve në ndërtimin e objektit të fakultetit është rezultat i këmbënguljes dhe tolerancës të gjithë partnerëve dhe donatorëve dhe se kjo është dëshmi se kjo është mënyra e vetme që të arrihen qëllimet e caktuara të cilëve të gjithëve i’u janë të përbashkëta – jeta më e mirë dhe më kualitative për të gjithë qytetarët e jugut të Serbisë.

„Kjo është ngjarje e madhe për studentët shqiptar, serb, rom dhe gjithë bashkësitë të cilat jetojnë në Bujanoc dhe komunat në rrethinë. I’u faleminderohem të gjithë partnerëve të cilët marrin pjesë në këtë projekt dhe dëshiroj që viti i ardhshëm shkollor përveç regjistrimit në fakultetit e ri, të rrisë numrin e studentëve në Bujanoc por edhe më gjërë”, tha kryetari i komunës së Bujanocit.

Fakulteti Ekonomik i Suboticës, i cili është pjesë e Universitetit të Novi Sadit, ka hapur paralelen në vitin 2011 në Bujanoc dhe momentalisht ofron studentëve mundësinë që të studijojnë në tri programe të akredituara studimore: drejtimi marketing, financa, bankar dhe sigurim, agro-biznis dhe agro-ekonomi. Deri më tani janë suksseshëm janë regjistruar katër gjenerata, ndërsa gjithsej 302 studentë të nacionalitetit shqiptar, serb dhe rom mësimin e ndjekin në gjuhën serbe dhe shqipe. Me rritjen e numrit të studentëve është lajmëruar problem  i hapësirave adekuate për mësim, ndërsa ndërtimi i objektit do të zgjidh për një kohë të gjatë këtë çështje.

Ambasadori Devenport, dekani i Fakultetit Ekonomik, Vunjak, kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Serbi, Piter Burkhard, janë takuar me studentët të cilët mësimin e ndjekin në Bujanoc dhe me ata kanë biseduar në gjuhën serbe rreth planeve të Unionit Europian për mbështetjen e punësimit dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë për të rinjët në këtë pjesë të vendit, si dhe rreth rëndësisë së integrimit europian për të rinjët.

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë