Arkiva e lajmeve
                   

„NËSE ËSHTË DIMRI, NUK ËSHTË LUANI“

4. dhjetor 2014.

Për herë të parë këtë vit, pas tenderit, mirëmbatja e rrugëve në territorin e Vranjës i’u është besuar kompanisë nga Presheva „Saba Bellça”. Sipas fjalëve të Driton Etemit, drejtorit të kësaj firme, ata nuk do t’i befasoj bora.

„Jemi gati për fillimin e dimrit sepse kemi më shumë se 20 makina për pastrimin e borës. Kemi siguruar edhe sasi të mjaftueshëm të kripës. Jemi të gatshëm për dimër, ndërsa përveç Vranjës në detyrë kemi marrë edhe mirëmbatjen e rrugëve në periudhën e dimrit në territorin e komunës së Preshevës dhe të Bujanocit“, tha Etemi. 

 „Vodovodit“ të Vranjës për këtë vit i’u janë besuar vetëm mirëmbatja e rrugëve në territorin e Vranjska Banjës. Kërsta Janjiq, drejtor i „Vodovodit“, thotë se janë të gatshëm dhe se kanë furnizim të kripës mjaftueshëm dhe gjenerator, si dhe munden menjëherë të fillojnë me pastrimin e borës në rast se ajo befasisht bie.

Sipas fjalëve të kompetentëve në „Ndërrmarjen e rrugëve” të Vranjës, në këtë firmë është në fuqi shkalla e parë e angazhimit të mekanizimit dimëror. Kanë 22 mjete për mirëmbatje dimërore, ndërsa në shkallën e parë angazhohen gjashtë mjete. Kemi siguruar edhe nga 2.500 zhavor dhe kripë.

„Ndërmarrja e rrugëve“ gjat dimrit do të mirëmbajë rrugët e rendit të parë dhe të dytë, rrespektivisht rrugët magjistrale dhe rajonale në rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues