Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 02.12.2014

1. dhjetor 2014.

Ju ftojmë që të marten më 02 dhjetor, në ora 15 e 15 minuta, të merrni pjesë në vizitën e lokacionit përballë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në të cilën deri në fund të vitit do të fillojnë punët në ndërtimin e ndërtesës së Paralelës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës. Lokacionin do t’a vizitojnë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Majkëll Devenport, shef i Delegacionit të UE-së në Serbi, Nagip Arifi kryetari i komunës së Bujanocit dhe Nenad Vunjak, dekani i Fakultetit Ekonomik në Suboticë.

Pas vizitës së lokacionit janë paraparë deklaratat për media.

Nga ora 16 deri 17 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, në sallën e vogël do të mbahet fjalimi i shefit të Delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport, në temën „Integrimet Europiane dhe të rinjët“ , me studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës  që pjesën e ligjeratave e ndjekin në gjuhën serbe. Nikoqir i ambasadorit do të jetë Nenad Vunjak, dekani i Fakultetit Ekonomik, ndërsa në bisedë do të merr pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ambasadori Devenport me grupin e studentëve të bashkësisë serbe, shqiptare dhe rome do të bisedoj në gjuhën serbe.