Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
9. tetor 2014.

FTESA E PROGRESIT EUROPIAN PËR PROPOZIMET E PROJEKTEVE TË PARTNERITETIT TË VETQEVERISJEVE LOKALE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Në kuadër të projektit të PROGRESIT Europian është shpallë ftesa e parë për mbështetje të projekteve të cilët realizohen në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të grupeve të rrezikuara në Serbinë juglindore dhe jugperendimore.

6. tetor 2014.

KONKURSI PËR AKTIVITETET JOBUJQËSORE

Ministria e Bujqësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor – Departamenti për pagesa agrare ka shpallë Konkurs mbi kushtet dhe mënyrës së përdorimit të stimulimit për avansimin e aktiviteteve ekonomike në fshat përmes mbështetjes së aktiviteteve jobujqësore.

6. tetor 2014.

SHËNIM SOLEMN ME RASTIN E FILLIMIT PUNËS SË VITIT TË KATËRT TË PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

Të hënën më 6 tetor, në Shtëpinë e Kulturës „Vuk Karaxhiq“ në Bujanoc, është shënuar fillimi i vitit të ri akademik dhe regjistrimi i gjeneratës së katërt të studentëve të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

3. tetor 2014.

XHEFRI BILL NË KRYE TË ZYRËS SË OSBE-SË BË BUJANOC

Bujanoc – Shefi i ri i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc është amerikani Xhefri Bill, i cili sapo ka marrë detyrën dhe të cilën pozitë deri më tani e ka ushtruar amerikani Erik Manton, mandati i të cilit përfundoj më 31 korrik.  

Sipas burimeve të Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Xhefri Bill më parë ka punuar në Zyrën e KB në Kosovë dhe Metohi, ndërsa në vitin 2013 ka magjistruar në Universitetin e Hardvardit, drejtimi mardhënie ndërkombëtare.

3. tetor 2014.

ËSHTË THEMELUAR SHOQATA E GRAVE TË PUNËSUARA TË RRETHIT TË PÇINJËS

Pas themelimi të shoqatës së re në Novi Pazar, Zajeçar dhe Suboticë, edhe rrethi i Pçinjës është bërë me Shoqatën e Grave të Punësuara, të cilën e ka mbështet edhe Ambasada e SHBA-së.

Shoqata e sapo formuar do të përfshijë sipërmarrëset nga disa komuna të jugut të Serbisë, ndërsa kjo inciativë përveç nxitjes së grave për t’u marrë me biznes, anon edhe drejt ofrimit të mundësive për vetpunësim dhe fuqizimin ekonomik të grave në rrethin e Pçinjës.

3. tetor 2014.

KA FILLUAR MBLEDHJA E MISËRIT NË RRETHIN E PÇINJËS

Vranjë – Në disa komuna të rrethit të Pçinjës ka filluar korrja e misërit e cila ishtë mbjellur këtë pranverë në një hapësirë prej 10.500 hektarësh. Në Shërbimin për Këshilla Bujqësore të rrethit të Pçinjës thonë se koha e mirë e cila mbajti kohën e fundit ka pakësuar përqindjen e lagështisë së tokës, dhe kështu korrësit kanë hyrë pa problem në fusha, ndërsa korrja është duke vazhduar pa ndërprerje. 
3. tetor 2014.

FTESË PËR MEDIA - 06.10.2014

Ju ftojmë që të hënën më 6 tetor, në ora 12, në sallën e madhe Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc që të përcjellni shënimin e fillimit solemn të vitit shkollor 2014/2015, dhe regjistrimit të gjeneratës së katërt të studendtëve në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës.

2. tetor 2014.

Konkurs mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për periudhën e vitit akademik 2014/2015

Në bazë të vendimit të drejstoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 nr: 670-00-00002/2014-01 nga 29.09.2014  Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë

 

 

 

 

 

2. tetor 2014.

NË RRETHIN E JABLLANICËS SOT GREVË PARALAJMRIMI

Leskoc – Në të gjitha shkollat në territorin e Jabllanicës sot do të mbahet greva paralajmruese një orëshe përshkak të lajmrimit të zvoglimit të pagave për 10 përqind.

Sipas fjalëve të kryetarit të Sindikatës për Arsim të Serbisë (SAS) për rrethin e Jabllanicës Alleskandar Nishiqit, greva e paralajmrimit do të realizohet në të gjitha institucionet arsimore duke mos punuar orën e parë të mësimit të ndrrimit të parë dhe poashtu edhe të dytit.

2. tetor 2014.

VIKTIMA E VRASJES BRUTALE KA QENË BIZNISMEN I SHQUAR

Banori e fshatit Oraovicë, Lubisha Nikoliq, të cilin të mërkurën në Ranutovcë të Vrajës me pistoletë e vrau Srgjan Alleskiq nga Zhitoragja, pas fatkeqësisë në komunikacion, ka qenë biznesmeni i shquar dhe shumë i njohur.

Nikolliq ka qenë pronar i fabrikës së rrobave “ITP” në fshatin Oraovicë.

Publiku me ndërmarrjen e tij është njoftuar kur ka filluar prodhimin e flamurave për KF “Bajernit” nga Mynihu.

Fabrika e tij ka punësuar më shumë se 20 punëtorë, ndërsa ka kontraktuar edhe për prodhimin e paisjeve sportive për francezët dhe maqedonët. Nikolliqi fabrikën e ka hapur në vitin 2012, në sallat e ish Industrisë Trikotazhit dhe Thurrjes, të cilën e kishte blerë me të hollat e fituara kur kishte punuar përkohësisht në Francë. Në fabrikë atëherë kishte investituar rreth 350.000 euro. Nuk ka qenë i martuar dhe ka jetuar në Oraovicë me nënën e vet.

Rikutojmë se të mërkurën, pasdite, me automobilin e markës “reno klio” ka goditur veturën “jugo florida” të cilën e kishte drejtuar Alleksiq nga fshati Zhitoragjë të Vlladiçin Hanit.  Pasi që me këtë goditje ka bërë një dëmë më të vogël se 1000 dinarë, Alleksiq ka dalur nga vetura dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve të vegjël të tij, me revole ka gjuajtur në drejtim të Nikoliqit, ku dhe ka goditur direkt në zemër. Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues 

«Претходна страна   Следећа страна»