Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË THEMELUAR SHOQATA E GRAVE TË PUNËSUARA TË RRETHIT TË PÇINJËS

3. tetor 2014.

Pas themelimi të shoqatës së re në Novi Pazar, Zajeçar dhe Suboticë, edhe rrethi i Pçinjës është bërë me Shoqatën e Grave të Punësuara, të cilën e ka mbështet edhe Ambasada e SHBA-së.

Shoqata e sapo formuar do të përfshijë sipërmarrëset nga disa komuna të jugut të Serbisë, ndërsa kjo inciativë përveç nxitjes së grave për t’u marrë me biznes, anon edhe drejt ofrimit të mundësive për vetpunësim dhe fuqizimin ekonomik të grave në rrethin e Pçinjës.

Takimin në verarinë Alleksiq, pronare të të cilit janë tri motrat Alleksiq, përveç udhëheqësve të Shoqatës të Grave të Punësuara të Serbisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, përfaqësuesit e qeverisjeve lokale dhe sipërmarrëset nga Vraja edhe rrethina.

Kryetarja e SHGP të Serbisë, dr Sanja Popoviq Pantiq, ka paraqitur projektin dhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen në periudhën e ardhshme. Ajo ka theksuar se edhe SHGP e Serbisë me gratë nga rrethi i Pçinjës do të punojë në planin strategjik për themelimin dhe regjistrimin e organizatave të reja të shoqërisë civile, si dhe në forcimin e kapacitetit të tyre teknik dhe menaxhues.

Përveç donatorëve të projektit të pranishmëve i’u drejtua edhe Dru Giblin, atasheu për kulturë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd.

 „Ambasada e SHBA-së edhe këtë herë me kënaqësinë më të madhe ka përkrahur Shoqatën e Grave të Punësuara të Serbisë, që ka për qëllim zgjërimin e rrjetit të shoqatës së grave të punësuara në Serbi. Nga sipërmarrjet e grave gjithnjë e më tepër është i varur zhvillimi ekonomik i të gjithë vendeve, jo vetëm të SHBA-së por edhe të Serbisë dhe gjithë Ballkanit. Për këtë arsye kësisoj projekte janë të rëndësishëm për vendin tuaj, sepse aftësojnë sipërmarrëset dhe ndihmojnë që të fillojnë biznesin e tyre, ndërsa ky është potencial shumë i madh i vendit i cili duhet të shfrytëzohet“, tha Gibllin.

Në mesin e folësve ka qenë edhe Zoran Antiq, kryetari i Vrajës, i cili ka dhënë kuadrin politik dhe ekonomik në të cilën realizohet biznesi i grave sipërmarrëse në rrethin e Pçinjës.

Për kryetaren e SHGP të rrethit të Pçinjës është zgjedhur Tijana Millovanoviq, ndërsa për nënkryetara Masha Bubanj.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues