Arkiva e lajmeve
                   

XHEFRI BILL NË KRYE TË ZYRËS SË OSBE-SË BË BUJANOC

3. tetor 2014.

Bujanoc – Shefi i ri i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc është amerikani Xhefri Bill, i cili sapo ka marrë detyrën dhe të cilën pozitë deri më tani e ka ushtruar amerikani Erik Manton, mandati i të cilit përfundoj më 31 korrik.  

Sipas burimeve të Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Xhefri Bill më parë ka punuar në Zyrën e KB në Kosovë dhe Metohi, ndërsa në vitin 2013 ka magjistruar në Universitetin e Hardvardit, drejtimi mardhënie ndërkombëtare.

Bill është shefi i pestë i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, e cila është themeluar në vitin 2001.

Në krye të kësaj Zyre deri më tani kanë qenë italiani Roberto Montella, britanezi Martin Bruks, holandezi Jerun De Vrsi dhe amerikani Erik Manton.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues