Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR AKTIVITETET JOBUJQËSORE

6. tetor 2014.

Ministria e Bujqësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor – Departamenti për pagesa agrare ka shpallë Konkurs mbi kushtet dhe mënyrës së përdorimit të stimulimit për avansimin e aktiviteteve ekonomike në fshat përmes mbështetjes së aktiviteteve jobujqësore. Me Konkursin e shpallur ndahen stimulimet për përmirësimin e ekonomisë rurale për investime të cilat zbatohen me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës në territoret rurale, edhe ate përmes: 

  1. program për mbështje të investimeve për ndërtim, zgjerim dhe renovim të objekteve dhe blerjen e paisjeve, për arsye të ofrimit të shërbimeve hotelierike në veprimtaritë shtëpiake ose në familjet që merren me turizëm rural me këto lloje të stimulimit:
    • ndërtimit i objekteve sipas modelit të shtëpive fshatare autentike, duke ruajtur ndërtimin popullor dhe arkitekturës tradicionale, për arsye të ofrimit të shërbimeve hotelierike në veprimtaritë shtëpiake osë në familjet që merren me turizëm rural;
    • ndërtimin, zgjerimin dhe renocimin e banjove dhe futja e sistemeve të ngrohjes qendrore dhe të ngjashme, dhe sjelljen e objekteve sipas modelit e shtëpive autentike rurale, për arsye të ofrimit të shërbimeve hotelierike në veprimtaritë shtëpiake osë në familjet që merren me turizëm rural;
    • restaurimi i objekteve autentike në fshat – mullinjve, mullinjve të vegjël (objektet për tërheqjen e fibrave) dhe podrumeve të verës të cilat janë në funksion të turizmit rural;
    • përmirësimin e përmbajtjeve shoqëruese në fushën e rekreacionit, të rregullimit të kopshteve dhe blerjen e mobilerisë së kopshteve për përmirësimin e ofertës dhe ofrimin e shërbimeve hotelierike në veprimtaritë shtëpiake osë në familjet që merren me turizëm rural;
    • pajisimin e hapësirave për ofrimin e shërbimeve të ushqimit të cilat janë në funksion të turizmit rural;
       
  2. program për mbështetje të investimeve për blerjen e mjeteve për angazhimin e me zanatet tradicionale të cilat janë të certifikuara në përputhje me aktet nënligjore me të cilin rregullohen punët të cilat llogariten si zanate të vjetra dhe artistike, dhe punët e veprimtarive shtëpiake me llojet e stimulimeve në vijim:
    • blerja e paisjeve për qëllim të kryerjen e zanateve të vjetra dhe artistike dhe punët e veprimtarive shtëpiake të cilat janë të certifikuara në përputhje me rregulloren e veçantë.

Afati për paraqitje në Konkurs është 15.11.2014. Dorëzimi i paraqitjes në Konkurs për ndarjen e stimulimeve me dokumentet e nevojshme kryhet me dërgimin përmes postës të dokumenteve konkuruese, letrën e dërguar në adresën: Uprava za agrarna plaćanja, Hajduk Veljkova 4-6, 15000 Shabac.

Tekstin e plotë të konkursit, me Formularin e shoqërues të Paraqitjes së konkursit për përdorimin e stimulimeve për avansimin e aktiviteteve ekonomike në fshat përmes mbështetjes së aktiviteteve jobujqësore dhe Shembujve 1,2 dhe 3, mund t’i merrni në linkun në vazhdim: http://www.mpzzs.gov.rs/lat/strana/8391/конкурси-и-јавни-позиви

Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues