Arkiva e lajmeve
                   

FTESA E PROGRESIT EUROPIAN PËR PROPOZIMET E PROJEKTEVE TË PARTNERITETIT TË VETQEVERISJEVE LOKALE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

9. tetor 2014.

Në kuadër të projektit të PROGRESIT Europian është shpallë ftesa e parë për mbështetje të projekteve të cilët realizohen në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të grupeve të rrezikuara në Serbinë juglindore dhe jugperendimore. Unioni Europian dhe Qeveria e Serbisë do të përkrahë realizimin e projekteve me me 46 milionë dinarë në kuadër të Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve.

Të gjithë projektet duhen të jenë të bazuar në strategjitë komunale të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të kontriubojnë në njërën nga prioritetet në vijim: punësim, zvogëlim të varfërisë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grupeve të prekshme në shoqëri; promovimit të dialogut interkulturor; rritjen e vetëdijes për problemet e migrimit dhe kontribuimin e zvogëlimit të tregëtisë me njerëz.

Për projektet e caktuara të cilat janë rezultat i partneritetit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe vetqeverisjeve lokale do të ndahen maksimalisht 2,3 milion dinarë. Në rast se në partneritet kyçen minimum dy organizata dhe dy komuna, vlera maksimale e mbështetjes do të jetë 4,6 milion dinarë. Njëri ndër parakushtet është që organizatat të cilat janë partnere të sigurojnë kontributet finansiare më së paku prej 10% nga vlera e pjesëmarrjes të donatorit. Vlera e përgjithshme e projekteve të idividuale nuk guxon të jetë më së shumë se 4,6 milion dinarë, dhe 9,2 milion dinarë kur janë të kyçura dy organizata dhe dy komuna.

Vitet e kaluara, në kuadër të EU PROGRES-it, të cilën e zëvendësoi PROGRESI EUROPIAN, me sukses janë realizuar 66 projekte të ngjajshme në kuadër të ftesave të Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve.

Për mjetet në kuadër të kësaj ftese mund të paraqitetn shoqatat dhe organizatat të cilat janë seli më sëpaku në njërën nga 34 komunat të cilat janë të kyçura në PROGRES-in Europian. Projektet duhet të zbatohen në afat maksimalisht 12 muaj dhe minimalisht 6 muaj, dhe 9 muaj për projektet me partneritet të dyfishtë. Konkursi është i hapur deri më 31 tetor të vitit 2014, ndërsa dokumentet konkuruese dhe informacionet shtesë janë në dispozicion në ueb faqen http://www.euprogres.org/konkursi.php?oblast=pozivi .

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit. 

Burimi: Prezantimi zyrtar i qytetit të Vrajës dhe Trupi Koordinues