Arkiva e lajmeve
                   

SHËNIM SOLEMN ME RASTIN E FILLIMIT PUNËS SË VITIT TË KATËRT TË PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

6. tetor 2014.

Të hënën më 6 tetor, në Shtëpinë e Kulturës „Vuk Karaxhiq“ në Bujanoc, është shënuar fillimi i vitit të ri akademik dhe regjistrimi i gjeneratës së katërt të studentëve të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, profesor Zoran Stankoviq ka përshëndetur gjeneratën e katërt të studentëve dhe i ka dëshiruar fillim të suksseshëm të studimeve. Profesor Stankoviq ka thënë se në fund të muajit do të duhej të fillojnë punimet e ndërtesës për nevojat e punës më të mirë të paraleles së Fakultetit Ekonomik dhe ka shtuar se kjo do të ishte investimi më i madh në fushën e arsimit për këtë vit.

Në këtë solemnitet të fillimit të vitit të ri akademik, brucoshët i ka përshëndetur edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – prof. Zoran Mashiq, dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës – prof. Nenad Vunjak, rektori i Universitetit të Novi Sadit – prof. Mirosllav Veskoviq, shefi i Misionit të OSBE-së në RS-së – Pitër Burkhard, kryetari i komunës së Bujanocit – Nagip Arifi, prorektori i Universitetit të Tetovës – Arbër  Çeliku, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve – Galip Beqiri dhe menaxheri i Agjensionit të Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS) dhe programit të Progresit Europian – Grem Tindall.

 

Puna e këtij institucioni të lartë arsimor është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e prespektivave për të rinjët dhe zhvillimin ekonomik të rajonit dhe krijimit të besimit të ndërsjelltë, është vlerësuar në këtë shënim solemn në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. Nenad Vunjak i’u ka dëshiruar mirëseardhje gjeneratës së re të studentëve në Bujanoc dhe deklaroi se Fakulteti Ekonomik ofron mundësi të mëdha njerëzve të rinj jo vetëm në Subotic dhe Novi Sad por edhe në Bujanoc dhe në jug të Serbisë.

Rektori i Universitetit të Novi Sadit, dr. Mirosllav Veskoviq ka thënë se në Bujanoc ka ardhur për të katërtën herë në shenjë mbështetje për studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik dhe brucoshët i ka porositur që është e rëndësishme që të mësojnë dhe të arrijnë dituri, mirëpo edhe të shoqërohen dhe t’i shkëmbejnë përvojat.

Në emër të ministrit dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, sekretari shtetëror prof. dr. Zoran Mashiq ka përkrahur punën e paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc duke dëshiruar fillim të suksseshëm të vitit të ri akademik.

Shefi i Misionit të OSBE-së  në Serbi, Piter Burkhard ka mbëshetur arsimimin e të rinjëve në paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe ka porositur se në këtë fakultet do të zotërojnë aftësitë e nevojshme për zhvillimin e karierës së tyre.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se studentët vitin e ardhshëm do të kenë kushte më të mira për punë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka shtuar se komuna e Bujanocit do të përpiqet në mënyrë që studentët të kenë kushte adekuate për studime.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqiri, ka shprehur nevojën e gjetjes së punës për studentët të cilët vitin e ardhshëm do të përfundojnë Fakultetin Ekonomik dhe ka shtuar se do të jetë shenjë pozitive për të gjithë studentët e paraleles së fakultetit.

 

Menaxheri i agjensionit të Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS) dhe programit Progresit Europian ka sjellë përshëndetjet e shefit të Delegacionit të UE-së në Serbi Majkëll Devenport dhe ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që me hapjen e paraleles së Fakultetit Ekonomik Bujanoci është bërë qytet i studentëve.  

Të ftuarit i’u ndanë indekset brucoshëve duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të arsimimit të lartë në jug të Serbisë për zhvillim të mëtejshëm dhe përparim të kësaj pjese të Republikës së Serbisë.

Çdo vit në këtë paralele regjistrohen 69 studenta në buxhet. Mësimi zhvillohet në dy gjuhë: për studentët e nacionalitetit serb dhe romë mësimi zhvillohet në gjuhën serbe kurse studentët shqiptar përgjat shkollimit katërvjeçar ligjeratat i mbajnë edhe në gjuhën shqipe.

Burimi: Trupi K

oordinues