Arkiva e lajmeve
                   

VIKTIMA E VRASJES BRUTALE KA QENË BIZNISMEN I SHQUAR

2. tetor 2014.

Banori e fshatit Oraovicë, Lubisha Nikoliq, të cilin të mërkurën në Ranutovcë të Vrajës me pistoletë e vrau Srgjan Alleskiq nga Zhitoragja, pas fatkeqësisë në komunikacion, ka qenë biznesmeni i shquar dhe shumë i njohur.

Nikolliq ka qenë pronar i fabrikës së rrobave “ITP” në fshatin Oraovicë.

Publiku me ndërmarrjen e tij është njoftuar kur ka filluar prodhimin e flamurave për KF “Bajernit” nga Mynihu.

Fabrika e tij ka punësuar më shumë se 20 punëtorë, ndërsa ka kontraktuar edhe për prodhimin e paisjeve sportive për francezët dhe maqedonët.

Nikolliqi fabrikën e ka hapur në vitin 2012, në sallat e ish Industrisë Trikotazhit dhe Thurrjes, të cilën e kishte blerë me të hollat e fituara kur kishte punuar përkohësisht në Francë. Në fabrikë atëherë kishte investituar rreth 350.000 euro. Nuk ka qenë i martuar dhe ka jetuar në Oraovicë me nënën e vet.

Rikutojmë se të mërkurën, pasdite, me automobilin e markës “reno klio” ka goditur veturën “jugo florida” të cilën e kishte drejtuar Alleksiq nga fshati Zhitoragjë të Vlladiçin Hanit. 

Pasi që me këtë goditje ka bërë një dëmë më të vogël se 1000 dinarë, Alleksiq ka dalur nga vetura dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve të vegjël të tij, me revole ka gjuajtur në drejtim të Nikoliqit, ku dhe ka goditur direkt në zemër.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues