Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR MBLEDHJA E MISËRIT NË RRETHIN E PÇINJËS

3. tetor 2014.

Vranjë – Në disa komuna të rrethit të Pçinjës ka filluar korrja e misërit e cila ishtë mbjellur këtë pranverë në një hapësirë prej 10.500 hektarësh. Në Shërbimin për Këshilla Bujqësore të rrethit të Pçinjës thonë se koha e mirë e cila mbajti kohën e fundit ka pakësuar përqindjen e lagështisë së tokës, dhe kështu korrësit kanë hyrë pa problem në fusha, ndërsa korrja është duke vazhduar pa ndërprerje. 

Rendimentet e llojit të hershëm të misrit, të cilët janë më të ulëta se ata të llojit të vonshëm, sillen rreth 5.5 ton për hektarë, çka vërteton edhe parashikimet që këtë vit do të kemi numër rekord, të cilën nuk e kemi shënuar që sa e sa vite. Shirëra të shumtë në muajt e fundit kanë ngadalësuar fazën e pjekjes së hibritave të vonshëm dhe lagështisë së misrit, kështu që korrja e hibridave të vonshëm është shtyrë deri në momentin kur lagështia të ulet deri në 20-24%.

Shumica e farmerëve në rrethin e Pçinjës, të cilët kanë mbjellur llojet e vonshme, planifikojnë që korrjen e misrit t’a fillojnë javën e ardhshme, sepse përqindja e lagështisë është jashtëzakonisht e madhe dhe sillet deri 30%, ndërsa në disa vende janë lajmëruar sëmundje në kokërrat e misrit. Po nëse koha përmirësohet, korrja e misrit mund të kryhet deri në fund të tetorit, dhe mesatarja e rendimenteve do të duhej të jetë rreth 7 tonë për hektarë.

Për mbjelljen e grurit, duhen të lirohen hapësirat të mbjellura me misër dhe t’a korrin misrin, t’i përgadisin arat, ndërsa kjo korrje e vonshme këtë nuk do t’a mundësoj,  për të cilën periudha optimale për mbjellje fillon sot.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues