Arkiva e lajmeve
                   

NË RRETHIN E JABLLANICËS SOT GREVË PARALAJMRIMI

2. tetor 2014.

Leskoc – Në të gjitha shkollat në territorin e Jabllanicës sot do të mbahet greva paralajmruese një orëshe përshkak të lajmrimit të zvoglimit të pagave për 10 përqind.

Sipas fjalëve të kryetarit të Sindikatës për Arsim të Serbisë (SAS) për rrethin e Jabllanicës Alleskandar Nishiqit, greva e paralajmrimit do të realizohet në të gjitha institucionet arsimore duke mos punuar orën e parë të mësimit të ndrrimit të parë dhe poashtu edhe të dytit.

„Në vend të orës së parë përfaqësuesit e sindikatës do t`i njoftojnë të punësuarit me kërkesat të cilat katër sindikatat përfaqësuese dalin para Qeverisë së Serbisë, ndërsa ato janë përjashtimi i punëtorve arsimor nga programi i zvoglimit të pagave për 10 % por edhe futjen e klasave paguese si formë e pagesës për të punësuarit në arsim“, theksoi Nishiq.

Grevën e paralajmrimit e fillojnë të gjithë anëtarët e katër sindikatave përfaqësuese në fushën e arsimit: SRPS, SOS, USPRS dhe GSPRS “Nezaviznost” (Pavarsia).

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues