Arkiva e lajmeve
                   

„BIVODA” FTON DHURUESIT VULLNETAR TË GJAKUT

31. gusht 2016.

Bujanoc – Në fabrikën e ujit dhe lëngjëve “Bivoda”, në Rakovcë të Bujanocit, sot prej orës 12 do të mbahet aksioni tradicional veror i dhurimit të gjakut.

Pritet përgjigje e numrit të madh të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, punëtorëve të “Bivodës”, si edhe të punësuarve në kompanitë dhe institucionet publike në Bujanoc.

Nga kjo fabrikë apelojnë tek qytetarët e vullnetit të mirë në Bujanoc dhe rrethinë që të marrin pjesë në këtë aksion humanitar.

Për të gjithë dhuruesit e gjakut do të sigurohet transporti.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues