Arkiva e lajmeve
                   

BOMBAT E MBETURA PAS BOMBARDIMIT TË NATO-S

30. gusht 2016.

Bujanoc – Në më shumë se 10 lokacione në komunat Preshevë dhe Bujanoc, gjenden mina të llojeve të ndryshme, kryesisht kundërkëmbësorike të cilat kanë mbetur nga bombardimi i vitit 1999.

Sipas të dhënave të Qendrës për Deminim të Serbisë, situatë më e vështirë është në rrethinën e Bujanocit, Sjenicës dhe Paraqinit. Bomba dhe raketa të ndryshme mund të gjinden edhe në pjesët tjera të vendit – në Novi Sad, Baçka Pallankë, në portin e Pançevës, Shabac, Valevë, Uzhicë, Çaçak etj.

Edhe pse është besuar që Serbia është pastruar nga minat kundërkëmbësorike, të cilat janë të ndaluara, në fund të vitit 2009 janë zbuluar në 10 lokacionet në komunat Bujanoc dhe Preshevë në të cilat gjenden shumë lloje të minave. Ato kanë mbuluar hapësirën prej rreth 3,5 milionë metra katror. Pjesa e atyre lokacioneve është pastruar, mirëpo dyshohet se në Bujanoc minat gjenden në sipërfaqe edhe në rreth dy milionë katror.

Kanosjen më të madhe sipas qytetarëve edhe më tej e paraqesin bombat kasetore, të cilat ndohen në rreth tri milionë katror. Ato eksplodojnë edhe në një prekje më të vogël. Për atë nuk guxon të preken apo të largohen. Po nëse hasni në monicion të pa eksploduar menjeherë thirrni policinë.

Gjatë 78 ditëve të bombardimit të vitit 1999, NATO ka gjuajtur bomba kasetore në më shumë se qindra lokacione në 16 komunat në Serbi, duke mos llogaritur edhe komunat në Kosovë dhe Metodi. Kryesisht janë bombat e përdorura të cilat në vete përmbajn prej 145 deri 247 copë të municionit kasetor. Para rënies në tokë, kontejner bomba hapet dhe hedh bomba kasetore nëpër terren, duke mbuluar një sipërfaqe të madhe. Në territorin e Serbisë municioni kasetor, sipas të dhënave të Qendrës për Deminim, ende gjendet në sipërfaqen prej rreth tri milionë katror.

Burimi: Blic, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues