Arkiva e lajmeve
                   

NJËZET E SHTATË QYTETARË TË MEDVEGJËS DO TË PUNËSOHEN PËRKOHËSISHT

31. gusht 2016.

Medvegjë – Njëzet e shtatë banorë të Medvegjës do të punësohen përkohësisht në punët publike, ndërsa pagat e tyre në vlerën e përgjitshme prej rreth dy milionë dinarë do t`i financoj vetqeverisja lokale dhe Shërbimi Nacional për Punësim (SHNP).

Në Direksionin për Urbanizëm dhe Ndërtim do të punojnë 11 punëtorë në punët e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së mjedisit jetësor, në Shtëpinë e Shëndetit 5 punëtorë për ndihmë dhe kujdesin e personave të moshuar dhe të rrezikuarve social dhe në Spitalin Special për Rehabilitim në Banjë të Sijarinës 11 persona në sanimin e rripit mbrojtës së burimeve termominerale.

 “Komuna e Medvegjës në periudhën e ardhshme do të përpiqet për punësimin e personave nga evidenca SHNP-ës, ndërsa në vitin e ardhshëm do të mundohemi që në buxhetin programor të parashohim dhe një shumë më të madhe të të hollave për këto qëllime”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratave kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq.

Kryesisht personat e angazhuar nga kategoritë e rënda për t`u punësuar, përkatësisht personat me invaliditet dhe nga familjet e rrezikuara sociale.

Kontratat janë nënshkruar në mes të përfaqësuesve të SHNP-ës dhe Direksionit për Urbanizëm dhe Ndërtim, Shtëpisë së Shëndetit dhe Spitalit Special për Rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues