Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
25. gusht 2016.

NENAD MITROVIQ: PRIORITET JANË VENDET E REJA TË PUNËS, ZHVILLIMI EKONOMIK DHE STABILITETI

Bujanoc – Nenad Mitroviq nga Bujanoci, për herë të tretë ka dhënë betimin në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë. Stabiliteti politik në jug të Serbisë qendrore dhe zhvillimi ekonomik, sëbashku me hapjen e reja të punës do të jenë prioritete për të cilat do të përpiqet gjatë këtij mandati.

25. gusht 2016.

KANË FILLUAR DITËT E VRAJËS

Vrajë – Në kuadër të manifestimit të këtij viti “Ditët e Vrajës”, në shititore wshtw hapur Panairi Etno dhe Panairi i Librave.

Në Panairin Etno ka pasur 25 ekspozues, ndërsa përveç atyrëve të Vrajës kanë qenë edhe mysafirët nga Bujanoci dhe Nishi.

25. gusht 2016.

KONKURS PUBLIK PËR SUBVENSIONIMIN E PAGËS PËR PERSONAT ME INVALIDITET PA PËRVOJ PUNE

Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur konkurs publik për subvensionimin e pagave për personat me invaliditet pa përvoj pune.

Punëdhënësi i cili në kohë të pa caktuar punëson personin me invaliditet pa përvoj të punës ka të drejtë subvensionimi të pagës për atë person, në kohëzgjatje prej 12 muajve nga dita e themelimit të mardhënies së punës.

24. gusht 2016.

TEKSTET FALAS SIPAS MODELIT TË RI

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Tekstet falas për këtë vit do të ndahen sipas modelit të ri. Kompletet kryesore do t`i marrin të gjithë nxënësit e socialisht të rrezikuar. E reja e kësaj është që do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme. Shteti për këtë ndihmë ka ndarë rreth 600 milonë dinarë, si në vitet e mëparshme.

24. gusht 2016.

FALEMINDERIMI PËR BASHKËSINË KOMUNALE

Preshevë – Ministri për punë, punësim, çështje veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin ka faleminderuar komunën e Preshevës për mirëkuptim dhe angazhimin e madh gjatë krizës së emigrantëve.

23. gusht 2016.

SË SHPEJTI PAGESA RRUGORE NË MES BUJANOCIT DHE PRESHEVËS

Bujanoc – “Pagesa rrugore prej kufirit maqedon deri në Levosoj do të kushtoj 80 dinarë”, kanë njoftuar zyrtarët në “Putevi Serbia”.

Siç thonë në këtë kompani publike, pagesa rrugore do të filloj së shpejti pas pranimit të punëtorëve të cilët do të punësohen në stacionin për pagesë në Preshevë.

 „Ndërtimi i pagesës rrugore është kryer dhe kjo do të filloj me punë pas marrjes së lejes për pranim të punëtorëve”, kanë deklaruar zyrtarët në “Putevi Serbia”.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

23. gusht 2016.

SUPA NGA LEVREKU E KANË SHIJUAR EDHE MYSAFIRËT E BANJËS SË SIJARINËS

Medvegjë – Në manifestimin e gjashtë “Kazani i Artë” në Banjë të Sijarinës, në konkurencën e 13 kuzhinjerëve nga Medvegja dhe rrethina, mirëpo edhe nga vendet tjera të Serbisë, supën më të mirë e ka zier çifti bashkëshortor nga Kuzmina e Mitrovicës së Sremit.

23. gusht 2016.

FTESË PËR VULLNETARËT E RINJ PËR FESTIVALIN LIFFE

Leskoc – Me rastin e festivalit internacional për regji të filmit “LIFFE”, Qendra Kulturore në Leskoc fton të gjithë të rinjët që janë admirues në film që të bëhen pjesë e ekipit të vullnetarëve të cilët do të ndihmojnë në realizimin e premierës së 9 të këtij festivali.

23. gusht 2016.

LABORATORI I PAARSYESHËM I SERBISË

Duke iu faleminderuar partneritetit të organizatës “Razlivalishte” dhe “Institutit të Paarsyshëm” nga Kolorado, të rinjët në Serbi të cilët dëshirojnë që të merren me sipërmarrjen shoqërore dhe zgjidhin problemet shoqërore dhe ekonomike do të kenë mundësin që për herë të parë që të marrin pjesë në programin intenziv pesë ditor LABORATORI I PAARSYESHËM I SERBISË.

23. gusht 2016.

PAJISNI, PUNËSONI, FILLONI – PËRKRAHJA EUROPIANE PËR NDËRMARRËSIT NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

Beograd – Shtatëmbëdhjetë sipërmarrës dhe sipërmarrëse, si edhe mikro kompanitë dhe kompanitë e vogla nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë, do të avansojnë prodhimin e tyre dhe të hapin vende të reja të punës përmes ndihmës së UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës, të cilat përmes programit zhvillimor të Progresit Europian do të ndajnë 253.880 euro, për aktivitetet në rritjen e konkurencës së ekonomisë lokale.

«Претходна страна   Следећа страна»