Arkiva e lajmeve
                   

NË BANJË TË SIJARINËS NË PUSHIME EDHE ME KUPONË

30. gusht 2016.

Medvegjë – Sezoni turistik në Banjë të Sijarinës ende nuk ka pësuar rënie. Këtë banjë të njohur të Jabllanicës së Epërme në ditë e viziton numër i madh i notuesve të cilët në këto ditë të nxehta shpëtimin e gjejnë në njërin ndër pishinat e banjës.

„Në spitalin special të banjës për rehabilitim “Gejzer” janë 267 shtretër, ndërsa në akomodimin privat janë edhe 700 vende, ndërsa plotësimi i kapaciteteve është rreth 80%, ka thënë Dragan Deniq, shefi i qendrës turistike informative në Banjë të Sijarinës.

Ai thekson se çmimet në Banjë të Sijarinës janë të favorshme, kështu që në Spitalin Special “Gejzer”, pasioni i plotë me tri shuajtje kushton 2800 dinarë. Në çmim janë të llogaritura të gjitha terapitë dhe rehabilitimi, përveç se masazhit. Të gjithë mysafirët e Banjës së Sijarinës në Spitalin Specilal “Gejzer”, mund të përdorin kuponat për akomodimin e subvensionuar të cilat i jep Ministria e Tregëtisë dhe Turizmit e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Kushti për përdorimin e kuponave është që të ardhurat personale të mos kalojnë 60.000 dinarë dhe se qëndrimi në qendrën turistike të zgjas më sëpaku 5 ditë.

Në akomodimin shtëpiak çmimet sillen prej 400 deri 600 dinarë për shtrat, varësisht prej kategorisë së akomodimit. Shumica e dhomave në akomodimin privat kanë banjo të posaçme, TV dhe internet.

Siç thekson Deniq, çdo vit në Banjë të Sijarinës punëtorët turistik mundohet që ta pasurojnë edhe më shumë ofertën në mënyrë që t`i tërheqin dhe përzgjedhin mysafirët.

„Më së shumti punojmë në promovimin e Banjës së Sijarinës, duke organizuar manifestime të ndryshme kulturore dhe argëtuese”, tha Deniq.

Mysafirë ka nga i tërë vendi, mirëpo edhe nga Maqedonia dhe Republika e Sërpska. Tradicionalisht si vizitorë më të besueshëm të kësaj banje janë mysafirët nga Vojvodina. Banja e Sijarnisë ka 26 burime shëruese të ujit mineral, si dhe gejzerin i cili është njëri ndër më të njohurit në Europë. Në banjë egziston edhe bazeni i verdhë, i cili daton çysh nga koha e Romakëve. Është ndërtuar në dimensioned e banjove Romake dhe besohet se Romakët e vjetër e kanë përdorur Banjën e Sijarinës për shërim dhe pushim.

Nga banja ftojnë mysafirët që të vizitojnë këtë qendër turistike sëpaku një ditë apo në vikend, që të dëfrehen apo të lahen në njërin ndër pushinat dhe në këtë mënyrë t`i mbushin bateritë për tempon e shpejtë të jetës e cila zhvillohet nëpër qytete.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues