Arkiva e lajmeve
                   

“SHKEMBIJADA” E NËNTË NË FSHATIN KËRSHEVIQ TË BUJANOCIT

30. gusht 2016.

Bujanoc – Më i miri në “Shkembijadën” e këtij viti, e cila për herë të nëntë mbahet në fshatin Kërsheviq të Bujanocit është Stanojko Iliq Çiko, është shërbyesi hotelerik nga Vraja. Atij iu është ndarë diploma e vendit të parë në dy kategoritë, në atë të përgaditjes së supës dhe specialitetit nga plëndësi.

Manifestimi argëtues i kuzhinës “Shkembijada”, nga viti në vit merr masovitet, kualitet dhe rëndësi. Për nëntë vitet e kaluara për sa edhe mbahet ky manifestim, këtë vit ka grumbulluar numrin më të madh të pjesëmarrësve dhe vizitorëve.

Në platon pranë vendin arkeologjik të Kalës, sëbashku me shtratin e Lumit të Kërshevicës, përveç programit të pasur argëtues dhe muzikor, vizitorët janë kënaqur me ushqimet e shijshme nga plëndësi, të cilat i kanë përgaditur mjeshtrit e kuzhinave nga jugu.

Organizatorët e manifestimit janë BL Kërshevicë, Shoqata për Ruatjen e Fshatrave “Shkembijada”, Kale-Kërshevica dhe Organizata Turistike në Bujanoc.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues