Arkiva e lajmeve
                   

DIKOVIQI VIZITOI NJËSITË NË KUFIRIN NË MES SERBISË DHE MAQEDONISË

31. gusht 2016.

Preshevë – Kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka vizituar një pjesë të njësitit të forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë të cilat janë të angazhuara në sigurimin e kufijve me Maqedoninë, duke theksuar se me angazhimin e tyre kanë treguar forcë dhe gadishmëri të lartë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë thuhet se Dikoviqi ka thënë se Ushtria e Serbisë është e gatshme që të angazhoj edhe forcat dhe mjetet shtesë për sigurimin e kufijve shtetëror, po nëse për këtë paraqitet nevoja.

Komandanti i Forcave të Përbashkëta, gjeneral-major Zhelimir Gllishoviq, ka njoftuar Dikoviqin se prej 22 korrikut janë parandaluar më shumë se 5.000 kalime ilegale të kufirit.

“Numri më i madh i emigrantëve ka hequr dorë nga kalimet ilegale kur kanë parë ushtrinë dhe policinë, ndërsa qendrat pranuese kanë akomoduar 673 emigrantë të cilët janë ndaluar sëbashku me kontrabanduesit”, ka thënë Glishoviq.

Dikoviq ka vizituar edhe Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë, ku janë të vendosur pjesëtarët e Ushtrisë, dhe aty ka biseduar me përfaqësuesit të Komesariatit për Refugjatë.

Gjatë vizitës së Dikoviqit, grupi prej dhjetra emigrantëve kanë hequr dorë nga kalimi ilegal i kufirit kur kanë vrejtur vizitën e delegacionit, thuhet në komunikatë.

Burimi: Beta, RTS, Blic dhe Trupi Koordinues