Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
20. qershor 2016.

KOMUNA E MEDVEGJËS OFRON PËRKRAHJE PËR FILLESTARËT NË BIZNES

Medvegjë – Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Medvegjës, ka mbajtur trajnimin për fillestarët në biznes dhe kështu ka lehtësuar realizimin e idesë biznesore për sipërmarrësit potencial dhe ka ofruar ndihmë qytetarëve rreth inkurajimeve për fillimin e biznesit personal.

20. qershor 2016.

NORMALIZIMI I KOMUNIKACIONIT HEKURUDHOR NË PJESËT JUGORE TË KORIDORIT 10

Bujanoc – Në 36 orët e fundit të mbylljes së rrugës përshkak të punimeve në rikontruktuimin e pjesëve jugore të Koridorit 10, Bujanoc – Bukuroc dhe Vrajska Banjë – Ristovcë, të cilën në Serbi e kryen RZHD International, janë kryer punimet dhe pas kësaj komunikacioni do të zhvillohet pa pengesa gjatë muajit korrik dhe gusht përshkak të fillimit të qarkullimit të madh veror të udhëtarëve.

20. qershor 2016.

ASISTENCA HUMANITARE NË FILLIM TË SHTATORIT NË TETË LOKACIONE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE VRAJË

Bujanoc – Trupi Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka organizuar takimin e tretë të punës në lidhje me asistencat humanitare të cilat do të realizohen në territorin e Rrethit të Pçinjës. Në takim është biseduar rreth lokacioneve në të cilat do të zbatohet ky askion, si dhe rreth pjesëmarrjes së kuadrit medicinal...

17. qershor 2016.

FTESË PËR MEDIA - 17.06.2016.

Ju ftojmë që të hënën, më 20 qershor, prej orës 11 deri në ora 12, të merrni pjesë në mbledhjen e tretë të punës e cila mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Sheshi Karagjorgje Petroviq bb,  të cilën mbledhje e organizon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale.

17. qershor 2016.

NË MEDVEGJË TEK LOPËT PARAQITET SËMUNDJA E LËKURËS SË ËNTJUR

Medvegjë – Sëmundja e lëkurës së ënjtur, sëmundje virusale e cila sulmon lopët, është lajmëruar edhe në Rrethin e Jabllanicës, konkretisht në komunën e Medvegjës. Sipas fjalëve Nebojsha Arsiqit, kryetarit të komunës së Medvegjës, në vazhdë është seanca urgjente e këshillit komunal në të cilën vendoset...

17. qershor 2016.

KONKURSI PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE RINORE – TË RINJËT JANË LIGJI 2016

Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë – Në kuadër të programit “Të rinjët janë ligji”, shoqata Parlamenti Kombëtar, qendra për resurse e Ministrisë e Rinisë dhe Sportit për Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, në bashkëpunim me shoqatën “Velles” nga Vladiçin Hani dhe Zyra për të Rinj nga Vllasotinca, Vlladiçin Hani, Vraja dhe Tërgovishta, me përkrahje financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë...

17. qershor 2016.

THIRRJA E RE PUBLIKE E COSME-SIT

Agjensioni për sipërmarrje të vogla dhe të mesme i Unionit Europian (EACME), ka shpallur ftesë të re publike në kuadër të programit të COSME-sit për subjektet juridike, në mënyrë që të avansohet qasja kompanive të mesme dhe të vogla në prokurorimet publike. Qëllimi ka qenë avansimi i pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tendere, veçanarisht në ato ndërkombëtare...

16. qershor 2016.

VAKSINIMI I LOPËVE NË TERRITORIN E RRETHIT TË PÇINJËS DHE JABLLANICËS FILLON TË HËNËN, MË 20 QERSHOR

Beograd – Komisioni Europian i ka miratuar Serbisë 50.000 doza të vaksinave kundër sëmundjes së lopëve “lëkurës së ënjtur”, ndërsa fillimi i vaksinimit të lopëve në territorin e Rrethit të Pçinjës i cili është shpallur si territor i infektuar ka filluar të hënën më 20 qershor, ka paralajmruar Dragan Gllamoçiq...

16. qershor 2016.

NOVI SADI NDIHMON RRETHIN TË PÇINJËS

Novi Sad – Novi Sadi do t`i dërgoj Rrethit të Pçinjës, përkatësisht komunave Bujanoc, Preshevë dhe Bosilegrad, ndihma në luftën kundër dermatitisit, infektimit të rrezikshëm të sëmundjes së kafshëve e cila përhapet nga kafshimi i insekteve.

16. qershor 2016.

SPËRKATJA E MUSHKONJAVE NË BUJANOC

Bujanoc – Stacioni Veterinarik i Bujanocit ka njoftuar se tretmani kundër mushkonjave, mizave dhe rriqrave do të bëhet nga toka dhe qielli në territorin e komunës së Bujanocit në periudhën prej 18 deri 25 qershorit.

«Претходна страна   Следећа страна»