Arkiva e lajmeve
                   

VAKSINIMI I LOPËVE NË TERRITORIN E RRETHIT TË PÇINJËS DHE JABLLANICËS FILLON TË HËNËN, MË 20 QERSHOR

16. qershor 2016.

Beograd – Komisioni Europian i ka miratuar Serbisë 50.000 doza të vaksinave kundër sëmundjes së lopëve “lëkurës së ënjtur”, ndërsa fillimi i vaksinimit të lopëve në territorin e Rrethit të Pçinjës i cili është shpallur si territor i infektuar ka filluar të hënën më 20 qershor, ka paralajmruar Dragan Gllamoçiq, këshilltar i kryetarit të Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Shtabit Operativ për koordinimin e zbatimit të masave për parandalimin, shkatrrimin dhe zhdukjen e kësaj sëmundje.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren për transportin urgjent, me të cilin ka mundësuar që të hapet edhe prokurorimi publik edhe për 400.000 vaksina kundër sëmundjes së lopëve, ndërsa vaksiminimi i lopëve me këto doza të reja të eksportuara mund të filloj për 10 deri 15 ditë.

„Qeveria e Serbisë në këtë mënyrë ka marrë gjitha masat të cilat ishin në forcën e saj, ndërsa deri atëherë me pjesëtarët e MPB-ës do të kontrollojmë transportin përmes pikave kontrolluese, ashtu që infektimi të mos kaloj në pjesët tjera të Serbisë”, ka thënë Glamoçiq.

Ai ka apeluar tek bujqit në Serbi që në rast se tek kafshët vërejnë shenja të sëmundjes të “lëkurës së ënjtur”, menjëherë të paraqiten në stacionin veterinarik përkatës, në mënyrë që të mund sa më shpejt të reagohet, duke theksuar se periudha inkubacionit të kësaj sëmundje zgjatë 28 ditë.

„Bujqit nuk duhen të frikohen rrezikut të eliminimit të kafshëve, sepse dëmi do t`i kompenzohet. Qeveria e Serbisë ka siguruar mjete nëse deri tek kjo vjen dhe ajo do t`i paguhet të gjithëve në vlerën reale, kështu që mund të blejnë kafshën tjetër pas kalimit të këtij infektimi”, tha Gllamoviq.

Burimi: Tanjug, Politika, RTS dhe Trupi Koordinues