Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 17.06.2016.

17. qershor 2016.

Ju ftojmë që të hënën, më 20 qershor, prej orës 11 deri në ora 12, të merrni pjesë në mbledhjen e tretë të punës e cila mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Sheshi Karagjorgje Petroviq bb,  të cilën mbledhje e organizon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale.

Mbledhja e tretë e punës është organizuar në lidhje me përgaditjet e angazhimit të përbashkët të ekipeve mjekësore të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos, në territorin e Rrethit të Pçinjës gjatë vitit 2016. Duke marrë parasysh se gjat takimeve zyrtare të mëparshme është theksuar rëndësia e asistencës humanitare me pjesëmarrjen e kuadrove medicinale të profileve të ndryshme për banorët e vendeve larg qytetit të Vrajës, Preshevës dhe Bujanocit, në këtë takim në mënyrë të posaçme do të theksohen detajet lidhur me realizimin e asistencës humanitare në terren.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Gardës Nacionale të Ohajos dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Angolës në cilësinë e vëzhguesëve.

Mediave do t`i mundësohet fotografimi i fillimit të ngjarjes, ndërsa deklaratat për media janë të parapara në ora 12.