Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË TEK LOPËT PARAQITET SËMUNDJA E LËKURËS SË ËNTJUR

17. qershor 2016.

Medvegjë – Sëmundja e lëkurës së ënjtur, sëmundje virusale e cila sulmon lopët, është lajmëruar edhe në Rrethin e Jabllanicës, konkretisht në komunën e Medvegjës.

Sipas fjalëve Nebojsha Arsiqit, kryetarit të komunës së Medvegjës, në vazhdë është seanca urgjente e këshillit komunal në të cilën vendoset për hapat për parandalimin e zgjërimit të kësaj sëmundje. Në senacë do të formohet komisioni në të cilin duhet të caktohet lokacioni për groposjen e kafshëve të eliminuara.

Në fshatin Stara Banjë, në vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë, janë infektuar shtatë lopë, tri dema dhe një viç, të cilat të entjen janë eliminuar sipas rregullave.

Stacionit veterinarik në Leban, i cili mbulon edhe territorin e Medvegjës, është ndaluar dhënia e çfardo vërtetimi. Inspekcioni veterinarik ka ndaluar shitjen, transportin dhe lëvizjen e kafshëve, ndërsa si territor i rrezikuar është shpallur gjithë territori i Rrethit të Jabllanicës.

“Të gjitha kafshët do të vaksinohen sepse kjo është e vetmja mbrojtje prej kësaj sëmundje. Mbikqyrja aktive në amviseritë në tërë Medvegjën, në të cilin kemi filluar para dhjetë ditë ende nuk është kryer”, tha Zoran Iliq, drejtori i Stacionit Veterinarik në Leban.

Merren edhe masat në ndalimin e shtijes ilegale të kafshëve, ndërsa kontrolla e vazhdueshme zgjatë edhe në vendkalimin Mutivodë, në mes Serbisë dhe Kosovës e Metohisë.

Vaksinimi i kafshëve të infektuara në këtë territor do të duhej të filloj të hënën, ndërsa do të bëhet edhe kompensimi i dëmit të kafshëve të infektuara.

Burimi: Veçernje Novosit dhe Trupi Koordinues