Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE RINORE – TË RINJËT JANË LIGJI 2016

17. qershor 2016.

Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë – Në kuadër të programit “Të rinjët janë ligji”, shoqata Parlamenti Kombëtar, qendra për resurse e Ministrisë e Rinisë dhe Sportit për Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, në bashkëpunim me shoqatën “Velles” nga Vladiçin Hani dhe Zyra për të Rinj nga Vllasotinca, Vlladiçin Hani, Vraja dhe Tërgovishta, me përkrahje financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, shpallë konkurs për financimin e projekteve vullnetare dhe rinore për qëllim të inkurajimit të aktivizmit dhe vullnetarizmit të të rinjëve.

Nëse jeni kreativ, të guximshëm dhe human, nëse dëshironi që t`ia mundësoni jetën kualitative moshatarëve, apo edhe bashkëqytetarëve tjerë në bashkësinë tuaj lokale, dhe jeni të moshës në mes 15 dhe 30 vjeçare, merrni pjesë në programin “Të rinjët janë ligji”, i cili realizohet për shtatë vjetë me radhë për qëllim të inkurajimit të aktivizmit dhe vullnetarizmit të të rinjëve në tërë Serbinë!

Në konkurs mund të paraqiten shoqatat e të rinjëve dhe grupet joformale rinore të përbëra nga më sëpaku pesë anëtarë, siç janë parlamentet e nxënësve dhe studentëve, seksionet e ndryshme rinore dhe grupet tjera të të rinjëve nga territori i Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. Grupet joformale rinore duhen të kenë minimum një person të moshës madhore.

Udhëzimet e konkursit dhe formularin për përpilimin e propozim projekteve janë qasura në adresën : http://www.parlament.org.rs/konkurs-za-finansiranje-omladinskih-projekata-mladi-su-zakon-2016/

Konkursi është i hapur deri 10 qershor 2016!

Përfaqësuesit e grupeve të zgjedhura rinore do të ftohen në trajnimin treditor për përpilimin e projekteve dhe menaxhimin e cikleve projektuese, i cili do të mbahen në periudhën prej 15 deri 30 korrik 2016.

Rezultatet përfundimtare të konkursit, përkatësisht propozimeve të projekteve do të financohen, do të shpallen më 10 gusht 2016.

Burimi: Ministria e Rinisë dhe Sportit, shoqata Parlamenti Kombëtar dhe Trupi Koordinues