Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E MEDVEGJËS OFRON PËRKRAHJE PËR FILLESTARËT NË BIZNES

20. qershor 2016.

Medvegjë – Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Medvegjës, ka mbajtur trajnimin për fillestarët në biznes dhe kështu ka lehtësuar realizimin e idesë biznesore për sipërmarrësit potencial dhe ka ofruar ndihmë qytetarëve rreth inkurajimeve për fillimin e biznesit personal.

Projekti përmes ofrimit të ndihmës jofinanciare dhe finaciare do të përkrah grupet objektive të ndjeshme, përmes edukimit rreth fillimit dhe udhëheqjes së biznesit, trajnimit për fillimin e biznesit dhe përpilimin e biznes planit, ndihmën e pakthyeshme për financimin e ideve më të mira biznesore dhe mentorimin e subjekteve ekonomike në fazën e hershme të zhvillimit.

Të drejtë për përdorimin e mjeteve të pakthyeshme kanë personat fizik të cilët nuk janë të punësuar, por kanë ide kualitative biznesore për vetëpunësim.

Në takimin për fillestarët në biznes, i cili u mbajt në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me bashkëpunëtorët e tij, i cili theksoi se komuna e Medvegjës bën përpjekje të madhe që të kontribuoj sa më shumë në përfshirjen e të rinjëve dhe të tjerëve për të nisur biznes privat.

Paraqitjet për fazën e parë të Projektit, me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohen më së voni deri 20 qershor 2016, me postë apo personalisht në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës në Leskoc.

Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe dokumentacionin projektues, mund t`i merrni në http://ras.gov.rs/sr/razvoj-preduzetnistva/otvoreni-pozivi-konkursi/javni-poziv-za-dodelu-paketa-podrske-u-okviru-projekta-podrske-pocetnicima-za-zapocinjanje-posla-start-up-2 apo në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues