Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJA E RE PUBLIKE E COSME-SIT

17. qershor 2016.

Agjensioni për sipërmarrje të vogla dhe të mesme i Unionit Europian (EACME), ka shpallur ftesë të re publike në kuadër të programit të COSME-sit për subjektet juridike, në mënyrë që të avansohet qasja kompanive të mesme dhe të vogla në prokurorimet publike. Qëllimi ka qenë avansimi i pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tendere, veçanarisht në ato ndërkombëtare, ndërsa përmes aktiviteteve të organizatave ndërmjetësuese, të cilat duhet t`i ofrojnë ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me rastin e pjesëmarrjes në prokurorimet publike.

Në këtë ftesë publike mund të paraqiten subjektet juridike të cilat kanë formuar konzorciume. Qëllimi i ftesës publike është që mjetet të ndahet konzorciumeve të përbëra nga më sëpaku tri subjekte juridike nga tri vendet antëtare të UE-së, vendeve kanditate për anëtarsim në UE apo vendeve të cilat marrin pjesë në programin COSME-sit. Subjektet juridike të cilat marrin pjesë në konzorcium duhet të jenë organizata veprimtaria e të cilave është përkrahja afariste dhe/apo promovimi i pjesëmarrjes së kompanive të vogla dhe të mesme në prokurorimet publike.

Vlera e përgjithshme e buxhetit të ftesës publike është 800.000 euro, ndërsa pritet që të financohen katër projekte. Vlera e financimit maksimal është 75% nga vlera e përgjithshme e projektit.

Afati për paraqitje është 28 korrik.

Tekstin komplet të ftesës publike dhe dokumentacionin për paraqitje mund ta gjeni në linkun e Agjensionit për kompani të vogla dhe të mesme të UE-së (EASME). https://ec.europa.eu/easme/en/cos-app-2016-2-05-improving-smes-access-public-procurement

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues