Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR MEDIA, 12.07.2010.

12. korrik 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq në Preshevë dhe Bujanoc

Ministri Milan Markoviq, të martën më 13 korrik, në Bujanoc do të bisedojë me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqipltarëve Galip Beqirin për aktivitetet e planfikuara të Këshillit Nacional si dhe mbi baskëpunimin në mes të Këshillit nacional dhe Trupit Koordinues.

Para takimit me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve ministri Markoviq në Preshevë do të vizitojë fëmijët me aftësi të kufizuara. Organizatorë i këtijë takimi në mes ministrit dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara është Shoqata e prindërve me aftësi të kufizuara. Rekonsturimin e hapësirës ku qëndrojnë fëmijët e ka ndihmuar Trupi Koordinues me 1.772.822,00 dinarë. Ministri Markoviq do të bisedojë me edukatorët, prindërit dhe fëmijët të cilët qëndrojnë në këto hapësira të reja. Nxënësit e shkollës muzikore nga Presheva, fungsionimin e së cilës vitin  e kaluar poashtu e ka përkrahur finansiarisht Trupi Koordinues, do të çfaqin programin dedikuar për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Pas kësaj, ministri Markoviq do të takohet me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën me q’rast do të bisedojnë për projektet e ndryshme të cilat përkrahen nga Trupi Koordinues si dhe për projektet e ardhshme në komunën e Preshevës si dhe për projektet të cilat Trupi Koordinues ka mundësi t’i përkrahë.

Pas qëndrimit njëditorë në Serbinë jugore, kryetari i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq, në Bujanoc do të takohet dhe do të bisedojë me afaristët mbi problemet e tyre dhe bashkëpunimin me Trupin Koordinues.

Protokoli i vizitës së ministrit Milan Markoviq

11:30 – 12:00   Shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara - Preshevë

12:00 – 12:30   Takimi me Ragmi Mustafën - Preshevë

13:00 – 13:30   Takimi me Galip Beqirin – zyrja e kryetarit të komunës së Bujanocit

Ministri Milan Markoviq dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri pas takimit do të japin deklarata për media

13:45 – 14:30  Biseda me afaristët - Bujanoc

Për informata më të hollësishme kontaktoni Milica Rodiq në tel 063 10 50 713 dhe Nebojsha Andriq në tel 066 389 264.