Arkiva e lajmeve
                   

BANESA PËR MË TË VARFËRIT NË MEDVEGJË

9. korrik 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues ministri Milann Markoviq, kryeshefi i delegacionit të UE në Serbi Vensan Dezher, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Rasim Lajiq dhe komisioneri për refugjat i Republikës së Serbisë Vladimir Cuciq, dje kanë hapur banesën për më të varfërit dhe refugjatët,  me q’rast kanë dhuruar çelësat shfrytëzuesve të këtyre banesave.

Banesa për banim social është ndërtuar nga mjetet e fondeve të Unionit Europian (IPA Fondet) të cilat fonde përmes organizatës humanitare gjermane Arbeiter-Samariter-Bund (АСБ) e cila në këtë objekt investuar 14 milionë dinarë, Ministria e pushtetit lokal dhe e qeverisjes lokale ka siguruar dy milionë dinarë nga mjetet e lojërave të fatit. Komuna e Medvegjës ka siguruar vendin e ndërtimit dhe infrastrukturën komunale.

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit kryetarë i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq ka shprehur bindjen se gjatë këtijë viti dhe gjatë vitit 2011 do të zgjidhen problemet e familjeve refugjate dhe familjeve të shpërngulura duke marrë parasyshë se 129 komuna aplikojnë projekte të tilla.

,,Të gjitha banesat janë të dedikuara për zgjidhjen e problemeve e gjashtë familjeve refugjate dhe të dy familjeve më të varfëra nga komuna e Medvegjës’’, theksoi Milan Markoviq. Ai potencoi se ndërtimi i këtyre banesave dhe banesave të ngjajshme në Serbi, paraqet një politikë serioze të shtetit tonë për këtë çështje.

,,Kjo është një arritje e konsiderueshme e shtetit ndaj problemeve të ngjajshme. Këto janë ditë të mira kur shohim se politika e tillë jepë rezultate konkrete për jetën e qytetarëve tonë’’, theksoi kryetari i Trupit Koordinues.

Vensan Dezher gjatë hapjes shprehu kënaqësinë që shteti i Serbisë problemet me refugjatë i zgjidhë përmes bashkëpunimit me fqinjët e sajë në regjion.

,,Jemi dëshmitarë që shteti i Serbisë ka bashkëpunim të mirë me fqinjët dhe përparim në rrugën e sajë, rrugë të cilën ne në Unionin Europian ne e quajmë hapësirë e bashkëpunimit, lirisë dhe miqësisë’’, theksoi Dezher.

Ai përkujtoi se ndërtimi i këtyre banesave për të çvendosurit dhe refugjatët don të thotë edhe zgjidhje e problemeve të trashëguara nga e kaluara e tek ,,ardhmëria e lumtur’’.

Rasim Lajiq theksoi se numri i qendrave kolektive në Serbi gjatë viteve të kaluar është zvogëluar ndërsa numri i atyre që fitojnë banesa është rritur. Sipas fjalëve të tijë, Qeveria e Republikës së Serbisë, pa e marë parasyshë krizën finansiare, ndanë mjete të konsiderueshme për më të rrezikuarit, e ata janë refugjatët dhe të shpërngulurit.

,,Deri në fundë të vitit të kaluar në banesa të tilla janë vendosur 10.890 qytetarë si dhe janë zgjidhur problemet e 426 familjeve, theksoi Lajiq. ,,Serbia ka 43 qendra kolektive, ndërsa në vitet ’90 ka pasur 700’’.

,,Bashkëpunimi i pjesëmarrësve në projekt do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së vitit të ardhshëm me ndërtimin dhe ndarjen e gjashtë shtëpive montazhë, gjithashtu përmes IPA programit të vitit 2008 të UE për më të rrezikuarit, të shpërngulurit dhe refugjatëve, me q’rast komuna e Medvegjës në mëmyrë të konsiderueshme do të zgjidhë problemet banesore të të shpërngulurve’’, theksoi kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq.

Kryetari Drashkoviq, ministrave Markoviq dhe Lajiq si dhe komesarit për refugjat të Republikës së Serbisë dhe drejtorit të ACB-së për Europën juglindore u dorëzoi mirënjohje falënderimi të komunës së Medvegjës.

Në të njëjtën kohë në Medvegjë është hapur Shtëpia për qëndrim ditorë për të moshuarit, ndërsa projekti i cili ka kushtuar rreth 8 milionë dinarë është realizuar nga mjetet e ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale dhe Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.