Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNIKATË PËR MEDIA - „TI DHE UNË JEMI NE“ NË EGZIT

6. korrik 2010.

Qeveria e KA të Vojvodinës, pjesëmarrësve të projektit ,,Ti dhe unë jemi ne’’ u ka mundësuar qëndrimin në festivalin Egzit. Të gjithë pjesëmarrësve dhe kordinatorëve të projektit, përpos hyrjes për ditën e parë të këtijë festivali, Qeveria e Vojvodinës u ka siguruar edhe qëndrim në Novi Sad. Kjo është një rrjedhë e mirë e bashkëpunimit të mirë në mes të Qeverisë së Vojvodinës dhe Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili ka ndihmuar finansiarisht projektin ,,Ti dhe unë jemi ne’’.

Projekti ,,Ti dhe unë jemi ne’’ pas një punëtorie artistike disamujore, u shëndrrua në në një çfaqje multietnike në të cilën nxënësit e shkollave të mesme Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva me tekstin e tyre, në gjuhët e tyre si dhe në gjuhën angleze flasin për rritjen dhe jetën e tyre në Serbinë jugore. Çfaqja pas premierës së sajë në Bujanoc, është paraqitur edhe në Beograd, në gajshtë komunat e Vojvodinës si dhe në ,,Gjaçkom Saboru’’ në Tërshiq.

Projekti ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është shëndërruar në një qendër rinore, i cili tash përpos çfaqjes së nxënësve të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva, një projekt të tillë multietnik pregatit edhe në Kikindë. Të rinjët nga Kikinda do t’u bashkangjiten të rinjëve nga Bujanoci dhe Presheva në hapjen e Egzit-it. Hyrjet për të rinjët nga Kikinda u ka siguruar Qeveria e Vojvodinës.

Për informacione më të hollësishme, Ju lutem të kontaktoni Milica Rodiq në: milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel 063 10 50 713