Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES MINISTRI MILAN MARKOVIQ U TAKUA ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPËTARËVE GALIP BEQIRIN

14. korrik 2010.

Krryetari i Trupit koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë ministri Milan Markoviq të mërkurën më 13 korrik vizitoi Preshevën  dhe Bujanocin me q’rast bisedoi me kryetarin e Këshillit Nacional  të Shqipëtarëve Galip Beqirin mbi aktivitetet e planifikuara dhe bashkëpunimin e Këshillit Nacional  me Trupin koordinues.

Ministri theksoi se qdo takim me përfaqësuesit e Shqipëtarëve është hap i rëndësishëm për avancimin e pozitës së Shqipëtarëve në Serbinë jugore, duke potencuar se arsimi është një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohet komuniteti Shqipëtarë.

I posaemëruari kryetarë i Këshilit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri theksoi se Shqipëtarët nga Serbia jugore nuk janë të kënaqur me mënyrën e trajtimit nga ana e zyrtarëve nga Beogradi, mirëpo shpreson se përmes Këshillit Nacional të Shqiptarëve gjendja së shpejti do të përmirësohet.

,,Drejtimet primare me të cilat do të merret Këshilli Nacional  janë: Arsimi, informimi, kultura  dhe gjuha. Nga e gjithë kjo, më së tepërmi do të merremi me problemin e arsimit. Tek ne egziston problemi i mospranimit të diplomave nga ana e ministrisë së arsimit për studentët që kanë diplomuar në Kosovë. Problem është edhe hapja e fakultetit në këto komuna. Dmth, arsimi është prioriteti ynë, e më pastaj informimi dhe kultura’’ theksoi Beqiri.

,,Duam që të gjitha ato që janë të garantuara me ligj dhe kushtetutë t’i ken Shqipëtarët, si dhe t’i të gjitha kushtet e jetesës siq i kanë  edhe të  tjerët. Shpresoj se ky është fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm dhe se në shtatorë apo në tetorë do të dalim me një komunikatë mbi rezultatet e Trupit koordinues dhe Këshillit Nacional. Trupi koordinues në bashpunim me OSBE-në ka bërë Studion e vizibilitetit për shkollimin e lartë në Preshevë dhe Bujanoc. Grupi punues do të formohet për afro një muaji dhe presim që deri në shtatorë të fillojë punën, në mënyrë që në një afat sa më të shkurtër kohorë të vie deri te hapja e këtyre institucioneve të larta shkollore’’, theksoi Markoviq.

Kryetari i Trupit koordinues tha se problemet në Bujanoc i përkasin integrimeve të Shqipëtarëve në institucionet e sistemit shtetërorë por edhe në pasqyrën politike të Bujanocit dhe integrimin e komunitetit Serb në strukturat lokale. Në të njëjtën kohë potencoi se, kur është çështja e arsimit, pres që gjatë vjeshtës pritet zgjidhja e çështjes së inspektorëve dhe këshilltarëve arsimorë. Ministri Markoviq vlerësoi se hapja e shkollave të larta do t’i jep mundësi komuniteteve që të studjojnë në gjuhët e tyre amtare në ato drejtime të cilat janë të nevojshme për zhvillim dhe prosperitet të kësaj treve.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri theksoi se gjendja në arsim është jo e lakmueshme dhe se ministri Markoviq u ka dhënë mbështetje dhe premtime se në periudhën e ardhshme do të angazhohet në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Pas takimit me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve Galip Beqirin dhe me kryetarin e komunës Shaip Kamberin, kryetari it Trupit koordinues bisedoi me afaristët e Bujanocit të cilët u kanë prezentuar problemet e tyre me të cilat ballafaqohen. Ministri Markoviq u premtoi se Trupi koordinues në suaza të kompetencave dhe mundësive të sajë maksimalisht do të ndihmojë në tejkalimin e pengesave të cilat pengojnë afarizmin e tyre.

Po atë ditë para vizitës së tijë Bujanocit, ministri Markoviq ka vizituar Preshevën me ç’rast ka vizituar edhe fëmijët me aftësi të kufizuara në dhomën ditore e cila është pregatitur nga ana e shoqatës së prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara por me mbështetjen dhe finansimin e Trupit koordinues. Ministri Markoviq këtu u takua me kryetrin e shoqatës së prindërve me aftësi të kufizuara Zejni Ymerin, edukatorët, fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët shprehën kënaqësinë që fëmijëve të tyre u është mundësuar të dalin jashtë shtëpive të tyre dhe se përmes shoqërimit me fëmijët e tjerë dhe përmes ndihmës së ekpertëve të fitojnë aftësi dhe njohuri të reja. Në shenjë falënderimi, fëmijët u dorëzuan ministrit Markoviq vizatimet e tyre ndërsa kryetari i shoqatës u dorëzoi mirënjohje për mbështetjen e deritanishme. Ministri Markoviq premtoi se Trupi koordinues edhe më tutje do të vazhdojë të ndihmojë aktivitetet e kësajë shoqate. Nxënësit e shkollës së muzikës nga Presheva, punën e së cilës e ka mundësuar Trupi koordinues, dhanë një program për fëmijët me aftësi të kufizuara, për prindërit e tyre dhe për mysafirët e pranishëm.

Gjatë vizitës së tijë në Preshevë kryetari i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është takuar edhe me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën.