Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR MEDIA - BANESA PËR TË SHPËRNGULURIT DHE FAMILJET E RREZIKUARA NË MEDVEGJË

6. korrik 2010.

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit kryetarë i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq, kryeshefi i Delegacionit të Unionit Europian në Republikën e Serbisë Vensan Dezher, ministri i punës dhe i mirëqenies sociale Rasim Lajiq dhe kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq do të bëjnë hapjen solemne të ndërtesës së banimit ku me këtë rastë do t’u dorëzojnë çelësat e tetë banesave familjeve refugjate dhe familjeve më të rrezikuara, të enjten më 08 korrik duke filluar në ora 13,30.

Në këtë manifestim do të marrë pjesë edhe komisioneri për refugjatë Vladimir Cuciq si dhe drejtori regjional i ACB-së për Europën juglindore Elmar Bojaxhiq.
Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq, do t’u dorëzojë kompjuterë dy familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ndërsa një kompjuterë dhomës ditore për të moshuarit. Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndihmuar me 1,2 milionë dinarë për rregullimin e enterijerit të dhomës për të moshuar.

Ndërtimin e banesave në Medvegjë e ka finansuar Unioni Europian me 140.000 euro në suaza të projektit të organizatës joqeveritare gjermane ACB:

Ministria e pushtetit lokal dhe e vetëqeverisjes lokale në këtë projekt ka marrë pjesë me një sumë prej 2 milionë dinarësh për kyqjen në sistemin energjetik të këtijë objekti si dhe dhomës ditore për njerëz të moshuar

Programi ivizitës:

13.30–14.00 Dorëzimi içelësave dhe kontratave familjeve shfrytëzuese si dhe hapja solemne e objektit ;

14.00–14.30 Deklaratat për media në ndërtesën banesore:

- Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq,

- Kryeshefi i delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Vensan Dezher,

- Ministri dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc   
dhe Medvegjë, Milan Markoviq,

- Ministri për punë dhe mirëqenie sociale Rasim Lajiq,

- Komisioneri për refugjat Vladimir Cuciq,

- Drejtori regjional i ABC-së për Europën juglindore Elmir Bojaxhiq;

15.00 Vizita e dhomës ditore për të moshuarit në Medvegjë, me ç’rastë ministri Milan Markoviq do t’u dhurojë kompjuterin.